“Ngrenë kokë” neonazistët/ Ish-eksponenti i “Agimit të Artë”, Kasidiaris, do rikthehet në politikën greke

Flaka
Botuar nga Flaka 31 Gusht, 2026 17:17

“Ngrenë kokë” neonazistët/ Ish-eksponenti i “Agimit të Artë”, Kasidiaris, do rikthehet në politikën greke

Nazizmi rikthehet në forma të ndryshme. Në Greqi, ish-eksponenti i lartë i Agimit të Artë, Ilias Kasidiaris, është në prag të lirimit nga burgu. Por me lirimin e tij të pritshëm pas 7 vitesh burg, ka paralajmëruar edhe një rikthim sensacional në politikën greke.

Aktualisht në lirim me kusht, Kasidiaris nuk e ka ndalur aktivitetin e tij politik edhe pse ish-partia e tij, Agimi i Artë në vitin 2020 u shpall organizatë kriminale. Ai menjëherë themeloi partinë kombëtare grekët të cilën e drejtoi nga burgu, ndërsa në vitin 2023 nuk iu lejua kandidimi në zgjedhjet parlamentare, ndaj dhe mbështeti një parti tjetër të ekstremit të djathtë “Spartanët”.

Për momentin, legjislacioni grek ia ndalon kandidimin zyrtarisht në zgjedhjet e 2027, për shkak se është dënuar për vepra të rënda penale, por Kasidiaris po sheh për një rrugë ligjore për të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme kombëtare.

Me rifillimin e tensioneve me Turqinë dhe një elektorati tashmë të konsiderueshëm të djathtësh ekstrem ultranacionalist në Greqi, rikthimi i Kasidiaris në politikën greke shihet me shumë shqetësim.

Janë bërë disa zgjedhjeve radhazi në të cilat katër parti të ekstremit të djathtë, votohen së bashku nga të paktën 13% e elektoratit grek, kurse në zgjedhjet europiane ato u mbështetën nga 16%. Në Greqi, thuhet se ky elektorat është edhe më i madh.

Frika më e madhe qëndron tek rikthimi i Agimit të Artë. Partia e themeluar prej vitit 1980, por me rënien e krizës greke, arriti të mobilizojë qyetetarët e pakënaqur me ideologjinë ekstremiste ultranacionaliste duke hyrë për herë të parë në parlament në vitin 2012 si forca e tretë më e votuar nga 440 mijë greke të cilët i besuan 21 deputetë. Sukses i përsëritur ky edhe në vitin 2015.

Por në 8 vite, doli se Agimi i Artë nuk funksiononte vetëm si parti politike, por si organizatë kriminale. Në vitin 2013, këngëtari antifashist Pavlos Fyssas u vra në Athinë nga një anëtar i Agimit të Artë, Giorgios Roupakias. Kjo ngjarje, hapi një hetim të gjerë për partinë, që konkludoi me burgosjen e gjithë drejtuesve të saj, mes të cilëve kryetari Nikos Michaloliakos dhe Kasidiaris.

Rikthimi i Kasidiaris, ështën një lajm i keq edhe për shqiptarët në Greqi. Gjatë viteve në parlament, Kasidiaris e ka shprehur hapur dhe qartazi urrejtjen për emigrantët shqiptarë duke sulmuar edhe emra të veçantë si këngëtarët Eleni Fureira, Eugent Bushpepa apo dhe futbollistë shqiptarë në Greqi, Andi Lilën apo Ergys Kaçen.

Ai e ka konsideruar komunitetin shqiptar si një kërcënim për identitetin grek, duke përdorur kriminalitetin e izoluar për të bërë përgjithësime raciste. Duke kërkuar dëbimin masiv të tyre dhe mbylljen e kufijve me Shqipërinë. Për të mos mbetur pas as pretendimet territoriale për të ashtuquajturin Vorio-Epir në territorin e Republikës së Shqipërisë./Abcnews

70

Si e vlerësoni deklaratën e ministrit të Drejtësisë, Jeton Shasivari, lidhur me krerët e UÇK-së?

 

Flaka
Botuar nga Flaka 31 Gusht, 2026 17:17
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
70

Si e vlerësoni deklaratën e ministrit të Drejtësisë, Jeton Shasivari, lidhur me krerët e UÇK-së?

 

  • DritonZenku
    Shkollat po mbyllen, fshatrat po zbrazen: alarmi demografik në Maqedoninë e Veriut