ZYRTARE: Julián Álvarez rikthehet në skuadrën e Atlético Madrid, mesazhi i Simeones
Julián Álvarez është rikthyer të jetë pjesë e skuadrës së Atlético Madridit, pas sagës së zhvilluar gjatë kësaj vere rreth të ardhmes së sulmuesit argjentinas.
Trajneri Diego Simeone konfirmoi se Álvarez do të jetë pjesë e skuadrës dhe theksoi se pret më të mirën nga sulmuesi.
“Julián Álvarez do të jetë në skuadër. Ai po stërvitet mirë dhe të gjithë presim më të mirën prej tij, ashtu siç bëjmë edhe nga të gjithë shokët e tij të skuadrës”, u shpreh Simeone.
Tekniku argjentinas shtoi se Álvarez tashmë ka një mundësi të re te Atlético Madrid.
“Për mua është shumë e qartë: jeta është plot me mundësi. Dhe Julián Álvarez tani ka një mundësi këtu te Atlético”, deklaroi Simeone.
Simeone gjithashtu dha një mesazh për sulmuesin pas situatës së krijuar gjatë verës, duke theksuar se njerëzit duhet të gjykojnë më pak dhe të mësojnë më shumë nga eksperiencat.
“Shumë herë e kalojmë jetën duke gjykuar dhe duhet të shqetësohemi më pak për këtë dhe të mësojmë më shumë. Shpresoj që kjo t’i ketë shërbyer si një përvojë mësimore pas kësaj vere”, tha ai.
Në fund, Simeone u shpreh se dëshiron ta shohë Álvarezin të lumtur dhe të tregojë këtë në fushë përmes golave.
“Shpresoj që ai të jetë i lumtur dhe, siç i tha Futre dje në një video të bukur, ta tregojë këtë duke shënuar gola”, përfundoi Simeone.
Flaka












