Mourinho shpërthen ndaj VAR-it: “Nuk i dinë rregullat apo nuk deshën ta përsërisnin penalltinë?”

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 7 Shtator, 2026 14:16

Mourinho shpërthen ndaj VAR-it: “Nuk i dinë rregullat apo nuk deshën ta përsërisnin penalltinë?”

José Mourinho ka reaguar ashpër pas humbjes së Real Madridit ndaj Real Betisit, duke vënë në pikëpyetje vendimin e VAR-it për një situatë të diskutueshme gjatë ndeshjes.

Trajneri portugez pranoi se skuadra e tij nuk arriti t’i shfrytëzonte mundësitë e krijuara në sulm, por u ndal veçanërisht te penalltia që, sipas tij, duhej të përsëritej.

“Ne humbëm ndaj Real Betisit sepse nuk i shndërruam mundësitë tona në gola. Pikë. Por penalltia… më tregoni, pse nuk u përsërit?”, deklaroi Mourinho.

Ai ishte veçanërisht kritik ndaj VAR-it, duke ngritur dyshime nëse vendimi erdhi për shkak të mosnjohjes së rregullave apo për një arsye tjetër.

“Ndoshta VAR-i nuk i di rregullat… ose ndoshta nuk deshën ta përsërisnin. Kjo është një pyetje që do të doja t’ua bënin personave përgjegjës. Pse?”, tha ai.

Mourinho shtoi se, nëse gjyqtarët e VAR-it nuk ishin të sigurt për situatën, ata duhej ta kishin thirrur arbitrin kryesor për ta rishikuar pamjen në monitor.

Megjithatë, portugezi bëri të qartë se nuk ia atribuon humbjen vetëm këtij vendimi.

“Dua ta bëj të qartë se nuk humbëm për shkak të kësaj, sepse mund edhe ta kishim humbur penalltinë e përsëritur”, theksoi ai.

Mourinho pati gjithashtu pikëpyetje për kartonin e verdhë të marrë nga kapiteni i Real Madridit, duke kërkuar shpjegim se përse kapitenëve u kërkohet të kenë të drejtën të afrohen te arbitri për të kërkuar sqarime, ndërsa në këtë rast u ndëshkua me karton.

Deklaratat e Mourinhos pritet të hapin një debat të madh rreth vendimeve të arbitrimit dhe përdorimit të VAR-it në këtë ndeshje.

Flaka

272

Si po i përballoni shpenzimet mujore për shkak të rritjes së çmimeve?

 

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 7 Shtator, 2026 14:16
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
272

Si po i përballoni shpenzimet mujore për shkak të rritjes së çmimeve?

 

  • DritonZenku
    Shkollat po mbyllen, fshatrat po zbrazen: alarmi demografik në Maqedoninë e Veriut