Mourinho mbron Viniciusin: “Gurët hidhen vetëm mbi pemët që japin fruta”

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 11 Shtator, 2026 15:29

Mourinho mbron Viniciusin: “Gurët hidhen vetëm mbi pemët që japin fruta”

José Mourinho ka dalë në mbështetje të Vinicius Junior, duke komentuar kritikat dhe sulmet që braziliani ka marrë së fundmi.

Trajneri portugez përdori një shprehje të njohur në Portugali për të shpjeguar pse Vinicius është shpesh në qendër të kritikave.

“Ekziston një shprehje në Portugali që thotë: ‘Gurët hidhen vetëm mbi pemët që japin fruta’. Sa gola, tituj dhe Champions League ka fituar Vini?”, u shpreh Mourinho.

Ai theksoi se sulmuesi i Real Madridit ka dhënë shumë në karrierën e tij dhe se kritikat ndaj tij vijnë pikërisht për shkak të nivelit që ka arritur.

Mourinho shtoi se Vinicius po punon më shumë se kurrë dhe ka përmirësuar edhe statistikat e tij fizike, duke thyer rekordin personal për vrapime me intensitet të lartë dhe topa të rikuperuar.

“Më e mira ende nuk ka ardhur. Kemi një lojtar që po punon më shumë se kurrë. Ai ka thyer rekordin e tij për vrapime me intensitet të lartë dhe topa të rikuperuar. Do të ndodhë, me siguri”, deklaroi Mourinho.

Flaka

272

Si po i përballoni shpenzimet mujore për shkak të rritjes së çmimeve?

 

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 11 Shtator, 2026 15:29
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
272

Si po i përballoni shpenzimet mujore për shkak të rritjes së çmimeve?

 

  • DritonZenku
    Shkollat po mbyllen, fshatrat po zbrazen: alarmi demografik në Maqedoninë e Veriut