Amorim pas barazimit ndaj Juventusit: “Nuk do të heq dorë nga idetë e mia”

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 11 Shtator, 2026 15:37

Amorim pas barazimit ndaj Juventusit: “Nuk do të heq dorë nga idetë e mia”

Trajneri i Milanit, Rúben Amorim, ka reaguar ndaj kritikave pas barazimit ndaj Juventusit, duke thënë se e kishte kuptuar mënyrën se si funksionon ambienti rreth klubit.

“Mezi prisni që Milani të humbasë që të nisni me kritikat dhe i ruani ato kur të vijë momenti i duhur, por e kam kuptuar si funksionon. Nëse do të kishim fituar ndaj Juventusit, nuk do të flisnit kështu, ndërsa unë do të thoja të njëjtat gjëra”, u shpreh Amorim.

Portugezi pranoi se Milani nuk zhvilloi një ndeshje të mirë ndaj Juventusit dhe se kundërshtari ishte më i aftë në atë përballje.

“Unë nuk e kam problem të pranoj kur luajmë keq ose kur dikush tregohet më i aftë se ne, siç ndodhi me Juventusin ku luajtëm keq”, tha ai.

Megjithatë, Amorim bëri të qartë se nuk ka ndërmend të heqë dorë nga idetë e tij dhe kërkoi kohë për të zbatuar filozofinë e tij te Milani.

“Por nga idetë e mia nuk do të heq dorë. Më duhet kohë, nuk më kanë vendosur kushte. E keni pak bezdi ose nuk jeni mësuar në Itali kur vjen dikush që ka mendime ndryshe nga ju”, deklaroi trajneri.

Flaka

272

Si po i përballoni shpenzimet mujore për shkak të rritjes së çmimeve?

 

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 11 Shtator, 2026 15:37
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
272

Si po i përballoni shpenzimet mujore për shkak të rritjes së çmimeve?

 

  • DritonZenku
    Shkollat po mbyllen, fshatrat po zbrazen: alarmi demografik në Maqedoninë e Veriut