“Kafe në Gostivar”, Taravari mbledh deputetët dhe kryetarët e komunave të ASH-së

Flaka
Botuar nga Flaka 11 Shtator, 2026 23:27

“Kafe në Gostivar”, Taravari mbledh deputetët dhe kryetarët e komunave të ASH-së

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka zhvilluar një takim në Gostivar me deputetë dhe kryetarë komunash nga radhët e ASH-së, në një moment kur në opinion kanë qarkulluar zëra për kalimin e disa drejtuesve të partisë në koalicionin VLEN.

Taravari ka publikuar në rrjetet sociale një fotografi nga takimi, ku shihen kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, kryetari i Komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani, deputeti Halil Snopçe, si dhe Rijat Shaqiri dhe Sadik Sulejmani.

“Kafe në Gostivar”, ka shkruar Taravari në mesazhin e publikuar së bashku me fotografinë.

Takimi vjen pas spekulimeve të ditëve të fundit se dy kryetarë komunash nga radhët e Aleancës për Shqiptarët mund të kalojnë në VLEN.

Megjithatë, zërat për ndryshime politike janë mohuar publikisht. Më herët, Taravari ka deklaruar se informacionet për largimin e Isen Shabanit nga ASH-ja dhe kalimin e tij në VLEN nuk janë të vërteta.

Ndërkohë, edhe prania e Valbon Limanit në takimin e zhvilluar në Gostivar, përkrah drejtuesve të tjerë të ASH-së, dërgon një mesazh të qartë politik në kohën kur në opinion po qarkullojnë spekulime për lëvizje dhe rreshtime të reja brenda skenës politike shqiptare.

Fotografia e publikuar nga Taravari duket se synon pikërisht të shuajë dilemat dhe të përforcojë mesazhin e unitetit brenda strukturave të Aleancës për Shqiptarët: deputetët dhe kryetarët e komunave të përfolur për lëvizje politike janë shfaqur së bashku në të njëjtën tryezë.

Mbetet të shihet nëse ky takim do t’u japë fund përfundimisht spekulimeve për kalime në VLEN, por mesazhi vizual nga Gostivari është i qartë: drejtuesit e ASH-së që janë përfolur në opinion publik janë rreshtuar përkrah Arben Taravarit. Gazeta Flaka

302

SA JENI TË KËNAQUR ME PUNËN E QEVERISË VMRO-DPMNE–VLEN–ZNAM?

Flaka
Botuar nga Flaka 11 Shtator, 2026 23:27
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
302

SA JENI TË KËNAQUR ME PUNËN E QEVERISË VMRO-DPMNE–VLEN–ZNAM?

  • DritonZenku
    Shkollat po mbyllen, fshatrat po zbrazen: alarmi demografik në Maqedoninë e Veriut