Toshkovski paralajmëron revolucion në trafik: Kamera mobile në pikat e zeza dhe radarë në veturat policore

Flaka
Botuar nga Flaka 10 Nëntor, 2026 13:00

Toshkovski paralajmëron revolucion në trafik: Kamera mobile në pikat e zeza dhe radarë në veturat policore

Ministria e Punëve të Brendshme planifikon ta zgjerojë projektin “Safe City” me kamera mobile për kontrollin e shpejtësisë, si dhe me pajisje të instaluara në automjetet policore, të cilat do të mund të regjistrojnë kundërvajtje në trafik edhe gjatë lëvizjes. Këtë e bëri të ditur sot në një konferencë për media ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.

Ai theksoi se analizat e deritanishme kanë treguar se vendosja e kamerave vetëm në lokacione të paracaktuara nuk do të kishte efekt të mjaftueshëm parandalues. Qëllimi është që drejtuesit e automjeteve të jenë të vetëdijshëm se mund të zbulohen në rast të shkeljes së rregullave të trafikut, pavarësisht vendit ku qarkullojnë.

Sipas propozimeve të ekspertëve, automjetet ekzistuese policore duhet të pajisen me kamera që do të matin shpejtësinë e automjeteve edhe gjatë lëvizjes. Paralelisht, është planifikuar edhe blerja e kamerave mobile, të cilat do të vendosen në të ashtuquajturat pika të zeza, përkatësisht në lokacionet ku ndodhin më shpesh aksidente trafiku me viktima dhe persona të lënduar rëndë.

Toshkovski tha se do të punohet në identifikimin e të gjitha pikave kritike të trafikut në vend, si në zonat urbane, ashtu edhe në rrugët magjistrale dhe ekspres.

Ministri paralajmëroi gjithashtu se sistemi “Safe City” gjatë javës së parë të dhjetorit do të fillojë zyrtarisht të zbatohet edhe në territorin e SPB Strumicë.

Më pas në radhë është SPB Shtip, ku aktivitetet pritet të përfundojnë deri në fund të vitit. Pas saj, mbetet edhe territori i SPB Manastir, për mbulimin e të cilit do të nevojiten më së shumti një muaj deri në një muaj e gjysmë.

Toshkovski pret që deri në shkurt sistemi “Safe City” të vendoset në të gjithë territorin e Maqedonisë.

Duke iu përgjigjur kritikave ndaj projektit, ministri u bëri thirrje qytetarëve të kenë parasysh se gjatë 15 viteve të fundit, më shumë se 2.000 persona kanë humbur jetën në aksidente trafiku.

Ai theksoi se aktivitetet për rritjen e sigurisë në komunikacion nuk do të përfundojnë me vendosjen e kamerave, por do të vazhdojnë edhe me masa të tjera që synojnë parandalimin e kundërvajtjeve dhe uljen e numrit të aksidenteve. Gazeta Flaka

32

„Duke pasur parasysh protestat në shtetet e rajonit dhe të botës, a mendoni se edhe Maqedonia e Veriut do të përfshihet në këtë valë të protestave sociale?“

Flaka
Botuar nga Flaka 10 Nëntor, 2026 13:00
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
32

„Duke pasur parasysh protestat në shtetet e rajonit dhe të botës, a mendoni se edhe Maqedonia e Veriut do të përfshihet në këtë valë të protestave sociale?“