Ousmane Dembélé ka reaguar me qetësi ndaj diskutimeve dhe kritikave që e kanë shoqëruar gjatë karrierës së tij, duke theksuar se gjithmonë ka preferuar të flasë në fushë dhe të punojë në heshtje.
“Unë nuk kam qenë kurrë i zgjedhuri, është e vërtetë… por kam punuar shumë”, u shpreh Dembélé.
Sulmuesi francez kujtoi gjithashtu se sezonin e kaluar u shpërblye për punën e tij, ndërsa për këtë vit preferon të mos bëjë parashikime.
“Vitin e kaluar u shpërbleva… këtë vit do të shohim. Unë qëndroj i qetë”, deklaroi ai.
Dembélé shtoi se gjatë gjithë karrierës së tij ka qenë ndër lojtarët që kanë punuar në heshtje, pa kërkuar vëmendje të veçantë.
“Gjatë gjithë karrierës sime nuk kam thënë asnjë fjalë… gjithmonë kam punuar shumë”, përfundoi francezi.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
14 Shtator, 2026 09:05
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.