Rinia e BDI-së kërkon dorëheqjen e Shasivarit, VLEN distancohet nga deklarata e ministrit

Flaka
Botuar nga Flaka 14 Shtator, 2026 18:05

Rinia e BDI-së kërkon dorëheqjen e Shasivarit, VLEN distancohet nga deklarata e ministrit

Rinia e BDI-së ka mbajtur sot protestë para Ministrisë së Drejtësisë, duke kërkuar tërheqjen e deklaratës dhe dorëheqjen e ministrit Jeton Shasivari, pas qëndrimit të tij lidhur me procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Ylli Paçuku, duke folur në emër të Rinisë së BDI-së, e cilësoi deklaratën e ministrit si të papranueshme dhe kërkoi që drejtësia të mos jetë selektive.

“Kërkojmë përgjegjësi. Kërkojmë distancim. Kërkojmë tërheqjen e deklaratës. Kërkojmë dorëheqjen e ministrit”, deklaroi Paçuku.

Ai kërkoi gjithashtu që komuniteti akademik të distancohet nga qëndrimet e Shasivarit.

Në reagim ndaj kritikave, ministri Shasivari tha se mesazhi i tij nuk kishte për qëllim të merrte anë në procesin gjyqësor, por të theksonte respektimin e drejtësisë dhe prezumimit të pafajësisë.

“Nuk kam marrë anë. Mesazhi im ka qenë për shtetin e Kosovës dhe popullin e Kosovës, për sakrificën”, deklaroi Shasivari për “TetovaSot”.

Ai shtoi se, si shqiptar, e kishte ndjerë për obligim të përcillte një mesazh që e cilësoi “neutral, evropian dhe institucional”, ndërsa theksoi se pas vendimit të 16 shtatorit do të ketë edhe një mesazh tjetër për Kosovën.

Ndërkohë, VLEN është distancuar nga kritikat ndaj luftës së UÇK-së, duke deklaruar se lufta e saj ishte “e drejtë, e pastër dhe çlirimtare”.

VLEN theksoi gjithashtu se akuza nuk është aktgjykim dhe se prezumimi i pafajësisë duhet të respektohet deri në fund të procesit.

“Qëndrojmë pranë Republikës së Kosovës, shqiptarëve të Kosovës dhe vlerave të luftës së UÇK-së”, thuhet në reagimin e VLEN-it.

Koalicioni shprehu shpresën që Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi të shpallen të pafajshëm dhe të kthehen pranë familjeve të tyre. Gazeta Flaka

115

A besoni në pafajësinë e krerëve të UÇK-së dhe a besoni se ata do të shpallen të pafajshëm?

Flaka
Botuar nga Flaka 14 Shtator, 2026 18:05
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
115

A besoni në pafajësinë e krerëve të UÇK-së dhe a besoni se ata do të shpallen të pafajshëm?

  • DritonZenku
    Shkollat po mbyllen, fshatrat po zbrazen: alarmi demografik në Maqedoninë e Veriut