Taravari: Sonte do të jetë një natë e gjatë për ne shqiptarët, sytë nga Haga
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka reaguar në prag të shpalljes së aktgjykimit në rastin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.
“Sonte do të jetë një natë e gjatë për ne shqiptarët, të gjithë me sytë nga Haga po numërojmë minutat derisa nesër në mëngjes Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi të lirohen nga çdo akuzë e Festa e Lirisë të mbulojë çdo cep të trojeve shqiptare”, ka shkruar Taravari.
Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë caktuar për të mërkurën, 16 shtator, në orën 10:00, shpalljen e aktgjykimit në çështjen ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Seanca do të jetë publike dhe do të transmetohet edhe online.
Katër ish-krerët e UÇK-së përballen me akuza për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, ndërsa gjatë procesit ata kanë mohuar akuzat ndaj tyre. Procesi gjyqësor nisi në prill të vitit 2023, ndërsa deklaratat përmbyllëse u zhvilluan në shkurt të vitit 2026.
Aktgjykimi i 16 shtatorit do të përcaktojë vendimin e Trupit Gjykues lidhur me akuzat në këtë proces. Gazeta Flaka










