ASH zgjedh Mumin Xhemailin kryetar të degës në Tearcë

ega e Aleancës për Shqiptarët në Tearcë ka mbajtur kuvendin zgjedhor, në kuadër të procesit të përgatitjeve për Kongresin e V-të të partisë, njofton Aleanca për Shqiptarët.
Sipas ASH-së, kuvendi u zhvillua në një atmosferë vëllazërore dhe në përputhje me parimet demokratike të partisë. Kuvendarët e pranishëm zgjodhën Mumin Xhemailin kryetar të ri të degës së Aleancës për Shqiptarët në Tearcë.
“Kuvendarët e pranishëm, me pjesëmarrje të gjerë dhe angazhim aktiv, zgjodhën në mënyrë unanime dhe demokratike Mumin Xhemailin për kryetar të ri të degës së Tearcës të Aleancës për Shqiptarët”, thuhet në njoftimin e ASH-së.
Në kuvend u zgjodh gjithashtu kryesia e re e degës, si dhe delegatët të cilët do ta përfaqësojnë Tearcën në Kongresin e ardhshëm partiak. Sipas partisë, Kongresi pritet të mbahet në muajt në vijim, pas përfundimit të procesit zgjedhor në të gjitha degët.
Në aktivitet mori pjesë edhe kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, i cili së bashku me kryetarin e sapozgjedhur Mumin Xhemaili, u zotuan për vazhdimin e punës në drejtim të zgjerimit dhe konsolidimit të strukturave partiake në terren.
“Forcimi i komunikimit të drejtpërdrejtë me qytetarët mbetet një prioritet themelor, duke e kthyer zërin e tyre në pjesë të pandashme të angazhimit politik të Aleancës për Shqiptarët”, theksohet në njoftimin e partisë.
ASH vlerëson se kuvendi zgjedhor në Tearcë është pjesë e procesit të konsolidimit të strukturave të saj në nivel lokal dhe se organizimi në terren përbën bazën e funksionimit të saj politik.
“Aleanca për Shqiptarët riafirmon angazhimin e saj për një politikë të hapur, të përgjegjshme dhe në shërbim të plotë ndaj qytetarëve”, thuhet në fund të njoftimit të partisë. Gazeta Flaka











