Ana Brnabiq nga sot është ushtruese e detyrës së presidentes së Serbisë, pasi Aleksandar Vuçiq zyrtarisht ia dorëzoi funksionin pas dorëheqjes së tij, të paraqitur një ditë më parë.
Ceremonia e dorëzim-pranimit u zhvillua sot në mëngjes në Presidencën e Serbisë. Vuçiq i dorëzoi Brnabiqit vulën presidenciale, dokumentacionin lidhur me faljet, si dhe dokumentet e tjera që ai kishte administruar gjatë ushtrimit të detyrës së presidentit. Ai i dhuroi gjithashtu një buqetë me trëndafila rozë.
Brnabiq, e cila deri tani ka qenë kryetare e Kuvendit të Serbisë, deklaroi se detyrën e presidentes do ta ushtrojë deri në zgjedhjen e presidentit të ri.
“Do ta ruaj këtë vend deri në zgjedhjen e presidentit”, deklaroi Brnabiq gjatë ceremonisë së dorëzim-pranimit.
Brnabiq do ta ushtrojë përkohësisht funksionin e kreut të shtetit deri në zgjedhjen dhe marrjen e detyrës nga presidenti i ri i Serbisë. Gazeta Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
28 Shtator, 2026 10:43
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes
Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali.
Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht.
Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve.
Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media.
Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media.
Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.