Shkupi thërret në bisedë ambasadorin bullgar për rastin e Iva Mihajllovës

Flaka
Botuar nga Flaka 13 Tetor, 2026 17:49

Shkupi thërret në bisedë ambasadorin bullgar për rastin e Iva Mihajllovës

Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut ka thirrur në bisedë ambasadorin e Bullgarisë, Zheljazko Radukov, lidhur me zhvillimet e fundit që kanë të bëjnë me Iva Mihajllovën dhe pritjen e saj në Sofje.

Sipas njoftimit të MPJ-së, gjatë takimit palës bullgare i është përcjellë shqetësimi për mënyrën e pritjes së Mihajllovës në Sofje, përfshirë paralajmërimet se ajo do të pritej në nivel të lartë. Autoritetet e Maqedonisë së Veriut e kanë cilësuar këtë veprim si provokues, duke vlerësuar se ai mund të dëmtojë përpjekjet për ndërtimin e besimit dhe forcimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë mes dy vendeve.

Ministria ka theksuar gjithashtu se, sipas vlerësimit të saj, një veprim i tillë përbën ndërhyrje të drejtpërdrejtë në sistemin juridik të shtetit dhe përcjell mesazh të gabuar lidhur me respektimin e procedurave gjyqësore dhe parimin e barazisë para ligjit.

Në të njëjtën kohë, MPJ-ja ka bërë të ditur se do t’i informojë institucionet ndërkombëtare për këtë çështje, përfshirë Bashkimin Evropian dhe Këshillin e Evropës.

Rasti pritet të ndikojë në komunikimin diplomatik mes Shkupit dhe Sofjes, ndërsa autoritetet e Maqedonisë së Veriut kërkojnë respektimin e institucioneve dhe procedurave juridike të vendit.

– Ministri i punëve të brendshme Pançe Toshkovski konfirmoi se Iva Mihailova e ka lëshuar shtetin në mënyrë të paligjshme dhe ka shkuar në Bullgari, duke theksuar se gjatë ditës ndaj saj do të shpallet fletë‑arreste ndërkombëtare.

Në intervistë për Sitel, Toshkovski theksoi se MPB menjëherë në mënyrë alarmante do ta procesojë fletë‑arrestin nëse gjykata e pranon kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit.

“Sipas informacioneve që i kam, fletë‑arreste ndërkombëtare do të shpallet sot, Prokuroria publike kërkoi caktimin e masës së paraburgimit. Nëse gjykata merr një vendim të tillë, menjëherë Ministria do ta procesojë përmes kanaleve që i kemi për bashkëpunim ndërkombëtar dhe shpresoj që fqinji ynë lindor do të guxojë t’i respektojë rregullat ndërkombëtare, Konventën Evropiane për liritë dhe të drejtat e njeriut, gjithçka që nënkupton shtet normal evropian siç Bullgaria pretendon se është dhe në thelb është pjesë e familjes së BE-së” – deklaroi Toshkovski.

Sipas ministrit, Bullgaria këto standarde duhet t’i tregojë me vepra konkrete, e jo vetëm me deklarata.

Iva Mihailova, e cila posedon edhe shtetësi bullgare, është e akuzuar në një procedurë gjyqësore për aksident komunikacioni me pasoja fatale, ndërsa në vend për të është në fuqi ndalim aktiv gjyqësor për lëshimin e shtetit. Nga MPB më herët informuan se përmes kontakt‑qendrës me Bullgarinë është konstatuar se për të nuk ka hyrje të evidentuar ligjore në territorin bullgar, ndërsa mediat publikuan se ajo tashmë gjendet në Sofje.

30

“A po realizohet programi zgjedhor në Komunën e Tetovës?”

Flaka
Botuar nga Flaka 13 Tetor, 2026 17:49
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
30

“A po realizohet programi zgjedhor në Komunën e Tetovës?”

  • DritonZenku
    Shkollat po mbyllen, fshatrat po zbrazen: alarmi demografik në Maqedoninë e Veriut