20-vjeçari nga Tetova dyshohet se drejtonte treg ilegal online të të dhënave të vjedhura, MPB-ja bashkëpunoi me FBI-në

Flaka
Botuar nga Flaka 14 Tetor, 2026 18:12

20-vjeçari nga Tetova dyshohet se drejtonte treg ilegal online të të dhënave të vjedhura, MPB-ja bashkëpunoi me FBI-në

Ministria e Punëve të Brendshme ka ngritur kallëzim penal kundër një 20-vjeçari nga Reçica e Madhe e Tetovës, i dyshuar për administrimin e një platforme ilegale online për tregtimin e të dhënave të vjedhura dhe shërbimeve të lidhura me krimin kibernetik.

Sipas njoftimit të MPB-së, kallëzimi është dorëzuar në Prokurorinë Themelore Publike në Tetovë, ndërsa hetimi është zhvilluar në bashkëpunim me Byronë Federale të Hetimeve të SHBA-së (FBI).

I dyshuari E.A. ngarkohet me dyshime për veprat penale “Mashtrim kompjuterik”, “Keqpërdorim i të dhënave personale” dhe “Prodhim dhe shpërndarje e pornografisë së fëmijëve”.

Hetimi nga Sektori për Krime Kompjuterike dhe Forenzikë Digjitale pranë MPB-së nisi pas informacioneve të siguruara nga FBI-ja për aktivitete të dyshuara kriminale që lidhen me platformën ilegale OLVX.

Sipas provave të siguruara nga hetuesit, gjatë periudhës 2023–2025, i dyshuari dyshohet se administronte domenet dhe faqet e internetit të kësaj platforme, përmes së cilës shiteshin të dhëna digjitale të vjedhura, mjete softuerike dhe shërbime për kryerjen e krimeve kompjuterike. Në platformë, sipas MPB-së, ishin ofruar më shumë se 1.500 kredenciale të vjedhura për qasje në llogari përdoruesish dhe rrjete kompjuterike.

Hetimi ka zbuluar gjithashtu dyshime se, nga viti 2025 deri në vitin 2026, 20-vjeçari drejtonte grupin ilegal ONEMILI në aplikacionin Telegram, ku ofroheshin mjete dhe shërbime për krime kibernetike, përfshirë skema për rimbursim të paligjshëm të parave.

MPB-ja njofton se gjatë hetimit janë siguruar edhe prova që, sipas policisë, tregojnë se i dyshuari siguronte dhe posedonte materiale që përmbanin abuzim seksual me fëmijë.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme bëjnë të ditur se ky është operacioni i parë i përbashkët dhe i koordinuar kibernetik ndërmjet policisë së Maqedonisë së Veriut dhe FBI-së, me synim zbulimin dhe luftimin e krimit të organizuar kompjuterik. Gazeta Flaka

33

“A po realizohet programi zgjedhor në Komunën e Tetovës?”

Flaka
Botuar nga Flaka 14 Tetor, 2026 18:12
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
33

“A po realizohet programi zgjedhor në Komunën e Tetovës?”

  • DritonZenku
    Shkollat po mbyllen, fshatrat po zbrazen: alarmi demografik në Maqedoninë e Veriut