Përmbytje të mëdha në Stamboll, humb jetën një 14-vjeçar nga goditja elektrike

Flaka
Botuar nga Flaka 15 Tetor, 2026 10:54

Përmbytje të mëdha në Stamboll, humb jetën një 14-vjeçar nga goditja elektrike

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në Stamboll të Turqisë, ku një 14-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se u godit nga rryma elektrike gjatë vërshimeve.

Sipas autoriteteve lokale, i mituri shkeli në një pellg uji në parkun Çukurbostan, në lagjen Balat të distriktit Fatih. Ai u dërgua pa ndjenja në spital, por nuk arriti të mbijetojë, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve.

Moti i keq shkaktoi mijëra raportime për përmbytje dhe dëme në banesa, biznese e automjete. U raportuan gjithashtu rrëshqitje dheu dhe raste të qytetarëve të bllokuar nga uji.

Në përballimin e situatës u angazhuan rreth 8.000 pjesëtarë të ekipeve të emergjencës, me mbështetjen e afro 2.000 automjeteve dhe makinerive. Autoritetet pezulluan mësimin në shkolla dhe ndaluan përkohësisht qarkullimin e motoçikletave për shkak të rrezikut në rrugë.

Guvernatori i Stambollit u bëri thirrje banorëve të tregojnë kujdes dhe të shmangin daljet e panevojshme, veçanërisht në zonat më të prekura nga reshjet.

Flaka

35

“A po realizohet programi zgjedhor në Komunën e Tetovës?”

Flaka
Botuar nga Flaka 15 Tetor, 2026 10:54
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
35

“A po realizohet programi zgjedhor në Komunën e Tetovës?”

  • DritonZenku
    Shkollat po mbyllen, fshatrat po zbrazen: alarmi demografik në Maqedoninë e Veriut