Para Aston Villas, Gordon zbulon ambiciet e mëdha me Barcelonën!
Sulmuesi i Barcelonës, Anthony Gordon, ka folur për objektivat e tij, përshtatjen në klubin katalanas dhe sfidën e ardhshme kundër Aston Villas në Ligën e Kampionëve.
Në konferencën për shtyp para ndeshjes, anglezi theksoi se presioni për të luajtur te Barcelona është krejtësisht ndryshe nga ai që kishte përjetuar më parë.
“Sfida për të luajtur te Barça është ndryshe nga kudo tjetër. Më parë luftoja për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve, ndërsa tani luftoj për të fituar çdo trofe”, deklaroi Gordon.
Ai foli gjithashtu për nevojën për të përmirësuar statistikat personale, duke pranuar se në disa raste duhet të jetë më egoist dhe të tentojë më shumë drejt portës.
“Dua të shënoj më shumë gola dhe të dhuroj më shumë asistime, sepse këto janë gjërat që vendosin ndeshjet”, u shpreh anglezi.
Gordon komentoi edhe humbjet ndaj PSG-së dhe Real Madridit, duke theksuar se Barcelona duhet të marrë përgjegjësinë për rezultatet negative. Sipas tij, skuadra katalanase ishte më e mirë se madrilenët, por lodhja fizike ndikoi në paraqitjen e ekipit.
Në fund, sulmuesi shprehu kënaqësinë për jetën në Barcelonë dhe lidhjen e krijuar me tifozët, duke premtuar se do të bëjë gjithçka për t’ua shpërblyer mbështetjen me më shumë gola.
Flaka













