Republikanët bllokojnë nismën për shkarkimin e ministrit amerikan të Mbrojtjes, Pete Hegseth

Tina Baliu
Botuar nga Tina Baliu 11 Nëntor, 2026 10:09

Republikanët bllokojnë nismën për shkarkimin e ministrit amerikan të Mbrojtjes, Pete Hegseth

Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së, e kontrolluar nga republikanët, me një vendim procedural ka bllokuar vazhdimin e procedurës për shkarkimin e ministrit amerikan të Mbrojtjes, Pete Hegseth.

Republikanët miratuan një propozim për t’ia dërguar Komitetit për Çështje Gjyqësore shqyrtimin e tetë pikave të aktakuzës për shkarkim. Kongresmeni republikan Thomas Massie, i cili është iniciatori i kësaj nisme, paralajmëroi se ky veprim praktikisht do t’i japë fund procedurës.

Me këtë vendim, republikanët fituan kohë deri vitin e ardhshëm, kur demokratët mund të marrin kontrollin e Kongresit dhe potencialisht ta rikthejnë përpjekjen për shkarkimin e Hegsethit.

Votimi u zhvillua disa orë pasi Hegseth e cilësoi nismën për shkarkimin e tij si farsë dhe mbrojti punën e tij në Pentagon. Pas deklaratave të tij, mbështetje i shprehu edhe presidenti amerikan Donald Trump.

Massie, republikan nga Kentaki, shpresonte të siguronte mbështetjen e deputetëve republikanë të pakënaqur me politikat e Hegsethit dhe të shqetësuar për shkak të jopopullaritetit të luftës me Iranin. Demokratët e mbështetën fuqishëm nismën dhe u përpoqën t’i ndihmonin Massiet.

Hegseth do të ishte ministri i parë amerikan i Mbrojtjes ndaj të cilit do të zhvillohej procedurë për shkarkim përmes impiçmentit. Herën e fundit që një procedurë e tillë u iniciua ndaj një drejtuesi civil të ushtrisë amerikane ishte në vitin 1876, kur William Belknap ishte sekretar i Luftës.

Hegseth e quan veten “ministër i Luftës”, si pjesë e përpjekjeve të tij për të ndryshuar imazhin e ushtrisë amerikane. Sipas tij, para se të merrte detyrën vitin e kaluar, ushtria ishte tepër e dobët dhe tepër e ndikuar nga ideologjia e korrektësisë politike. Megjithatë, presidenti Trump nuk mund ta ndryshojë zyrtarisht emrin e Departamentit të Mbrojtjes pa miratimin e Kongresit.

Ministri Hegseth vazhdimisht e mbron konfliktin ushtarak me Iranin, duke e cilësuar Trumpin si lider të guximshëm dhe duke theksuar se ushtria iraniane është mposhtur.

Ai gjithashtu ka deklaruar se urdhrat e tij drejtuar ushtrisë amerikane kanë qenë të ligjshëm, pavarësisht akuzave të Massiet për “krime të rënda dhe shkelje”. Këto akuza lidhen si me luftën kundër Iranit, ashtu edhe me operacionin ushtarak amerikan të janarit për rrëzimin e presidentit të Venezuelës, Nicolás Maduro.

Menjëherë pas konferencës informuese në Pentagon, Trump përsëriti mbështetjen për Hegsethin përmes një postimi në rrjetin e tij social Truth Social. Flaka Media

32

„Duke pasur parasysh protestat në shtetet e rajonit dhe të botës, a mendoni se edhe Maqedonia e Veriut do të përfshihet në këtë valë të protestave sociale?“

Tina Baliu
Botuar nga Tina Baliu 11 Nëntor, 2026 10:09
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
32

„Duke pasur parasysh protestat në shtetet e rajonit dhe të botës, a mendoni se edhe Maqedonia e Veriut do të përfshihet në këtë valë të protestave sociale?“