Kroacia është e gatshme që çështjen e delimitimit detar me Malin e Zi ta lërë për një fazë të mëvonshme të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por kërkon nga Podgorica njohjen e kufirit të dikurshëm republikan në gadishullin e Prevlakës.
Këtë e bëri të ditur sekretarja shtetërore kroate, Andreja Metelko Zgombiç, e cila theksoi se mosmarrëveshja detare nuk duhet të pengojë rrugëtimin evropian të Malit të Zi. Megjithatë, sipas saj, respektimi i së drejtës ndërkombëtare dhe përcaktimi i kufirit tokësor mbeten kushte të domosdoshme.
Mosmarrëveshjet mes dy vendeve kanë ndikuar edhe në negociatat për kapitullin 15 – Energjetika, mbyllja e të cilit nuk ka marrë miratimin e Kroacisë.
Ndërkohë, Mali i Zi ka arritur të mbyllë edhe dy kapituj të tjerë negociues, atë për tatimet dhe kapitullin për politikën rajonale.
Kontesti për gadishullin e Prevlakës dhe kufirin detar mes Kroacisë dhe Malit të Zi vazhdon të mbetet pa një zgjidhje përfundimtare, duke përbërë një nga çështjet e hapura në marrëdhëniet mes dy vendeve.
Flaka Media
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
20 Nëntor, 2026 00:27
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes
Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali.
Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht.
Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve.
Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media.
Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media.
Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.