Irani mohon përfshirjen në komplotin në Greqi, pas arrestimit të pesë personave në Maqedoninë e Veriut

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Nëntor, 2026 23:12

Irani mohon përfshirjen në komplotin në Greqi, pas arrestimit të pesë personave në Maqedoninë e Veriut

Ambasada iraniane në Athinë i cilëson akuzat si të pabazuara dhe e akuzon Izraelin për propagandë. Një ditë më parë, autoritetet e Maqedonisë së Veriut njoftuan për arrestimin e disa personave të dyshuar për përgatitjen e një atentati në Greqi.

Ambasada e Iranit në Athinë ka mohuar pretendimet që e lidhin Teheranin me një komplot të dyshuar terrorist, që kishte si cak një shtetas izraelit që jeton në Greqi.

Në një komunikatë zyrtare, ambasada iraniane i ka cilësuar si plotësisht të pabazuara raportimet mediatike që ia atribuojnë komplotin persona të lidhur me Iranin.

“Zyra për shtyp e Ambasadës së Republikës Islamike të Iranit në Athinë i hedh poshtë si plotësisht të pabazuara pretendimet e disa mediave, të cilat një komplot të supozuar terrorist ua atribuojnë aktorëve të lidhur me Iranin”, thuhet në reagim.

Ambasada pretendon se akuzat janë pjesë e një fushate të Izraelit për diskreditimin e Iranit, përmes propagandës dhe luftës psikologjike. Ajo i ka cilësuar pretendimet si pa vlerë dhe pa besueshmëri.

Reagimi i Teheranit vjen një ditë pas njoftimit të autoriteteve të Maqedonisë së Veriut për një operacion të përbashkët me shërbimet greke të sigurisë, gjatë të cilit u arrestuan pesë persona të dyshuar për përfshirje në një plan për atentat në Greqi.

Sipas raportimeve të agjencisë Reuters, një shtetas i Maqedonisë së Veriut ishte arrestuar në Greqi më 12 nëntor dhe më pas ishte ekstraduar në vend, ndërsa katër persona të tjerë u arrestuan në Maqedoninë e Veriut.

Agjencia për Siguri Kombëtare (ASK) njoftoi se hetimi, i zhvilluar në bashkëpunim me shërbimin grek të inteligjencës, kishte zbuluar një rrjet që dyshohet se vepronte nën udhëzimet e një shtetasi iranian, i cili, sipas autoriteteve, kishte lidhje me shërbimet iraniane të sigurisë.

Drejtori i ASK-së, Bojan Hristovski, deklaroi se personat e dyshuar kishin vepruar brenda strukturave kriminale në vend dhe kishin ndërmarrë veprime përgatitore dhe logjistike për realizimin e një atentati ndaj një personi të identifikuar në Greqi.

Autoritetet nuk e kanë bërë publik zyrtarisht identitetin e objektivit. Megjithatë, mediat greke kanë raportuar se bëhet fjalë për një drejtues të një kompanie izraelite që jeton në Greqi. Flaka

Gjatë hetimeve, sipas raportimeve, janë zbuluar takime të fshehta në vende të treta, përfshirë Iranin, ndërsa janë sekuestruar armë, municion, shënime dhe një skicë që shënonte lokacione të caktuara.

Në mesin e personave të përmendur nga autoritetet është edhe shtetasi iranian Naji Sharifi Zindashti, i cili kërkohet nga FBI-ja amerikane për dyshime lidhur me drejtimin e një rrjeti kriminal që shënjestronte disidentë dhe aktivistë iranianë jashtë vendit.

Hetimet për këtë rast, sipas autoriteteve të Maqedonisë së Veriut, kishin nisur në fillim të vitit 2026.

Ndërkohë, Irani deri më tani i ka mohuar akuzat për përfshirje dhe i ka cilësuar ato si pjesë të një fushate izraelite kundër Teheranit. Rasti mbetet nën hetim nga autoritetet e të dyja vendeve.

21

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Nëntor, 2026 23:12
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
21

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë