Osman Kadriu: Në dhjetor më përfundon mandati në Gjykatën Kushtetuese, një nga lëndët e mia është edhe rasti i Hagës

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Nëntor, 2026 01:04

Osman Kadriu: Në dhjetor më përfundon mandati në Gjykatën Kushtetuese, një nga lëndët e mia është edhe rasti i Hagës

Gjykatësi kushtetues Osman Kadriu ka bërë të ditur se në muajin dhjetor i përfundon mandati në Gjykatën Kushtetuese, ndërsa dy muaj më vonë pritet t’i përfundojë mandati edhe gjykatësit Naser Ajdari.

Duke folur sonte në emisionin “Debat në SHENJA”, Kadriu ka ngritur shqetësimin për fatin e lëndëve që ka trajtuar në cilësinë e gjykatësit referues dhe që tashmë janë përgatitur për shqyrtim në seancë gjyqësore.

Ai bëri të ditur se njëra prej këtyre lëndëve është edhe ajo që lidhet me rastin e Hagës.

“Edhe kolegu Darko edhe mua, Osman Kadriut, në dhjetor na skadon afati në Gjykatën Kushtetuese. Pas dy muajve i skadon afati edhe gjykatësit të tretë, Naser Ajdari. Atëherë, çka do të ndodhë me lëndët? Jo me ato për të cilat nuk ka filluar procedura, por me ato që janë përfunduar nga gjykatësi referues. Unë, si gjykatës kushtetues, lëndët që i kam përfunduar dhe ku paraqitem si gjykatës referues, i kam dorëzuar dhe ato duhet të kalojnë vetëm në seancë gjyqësore. Njëra prej këtyre lëndëve është edhe lënda për rastin e Hagës”, deklaroi Kadriu.

Kadriu kundërshton kërkesën për mendim nga Komisioni i Venecias për provimin e jurisprudencës

Gjatë të njëjtit emision, gjykatësi kushtetues ka kundërshtuar idenë për t’iu drejtuar Komisionit të Venecias për një mendim lidhur me modelin e propozuar për dhënien e provimit të jurisprudencës, duke e cilësuar këtë iniciativë si të panevojshme dhe si përpjekje për të fituar kohë.

Sipas Kadriut, provimi i jurisprudencës është pjesë e ciklit të studimeve juridike dhe nuk ka arsye që përdorimi i gjuhës shqipe të kontestohet në këtë provim, kur studimet, ligjëratat dhe provimet në fakultetet juridike zhvillohen edhe në gjuhën shqipe.

Ai vlerësoi se Komisioni i Venecias jep mendime kryesisht për çështje që lidhen me ligje sistemore dhe organike, duke përmendur Kodin Penal dhe Ligjin për Procedurën Penale.

“Provimi i jurisprudencës është një prej provimeve në korpusin e ciklit të lëndëve që i ka fakulteti juridik. Si mundet të gjitha lëndët të garantohen, të ligjërohen dhe të jepen në gjuhën shqipe, ndërsa në fund të kontestohet përdorimi i gjuhës shqipe në provimin e jurisprudencës? Kërkimi i mendimit nga Komisioni i Venecias është i paarsyeshëm, i pakuptueshëm dhe i paqëndrueshëm. Komisioni i Venecias shqyrton kryesisht ligjet sistemore dhe organike. Është blerje kohe. Me këtë na ‘shesin dushk për gogla’”, u shpreh Kadriu.

Deklaratat e tij rikthejnë në vëmendje dy çështje me rëndësi institucionale: vazhdimësinë e shqyrtimit të lëndëve në Gjykatën Kushtetuese pas përfundimit të mandateve të gjykatësve dhe kontestin rreth përdorimit të gjuhës shqipe në provimin e jurisprudencës. Flaka

407

Alta Banka në Maqedoninë e Veriut: Kush mban përgjegjësi për lejimin dhe avancimin e aktivitetit të saj?

Duke pasur parasysh dokumentet e viteve 2023 dhe 2025 që lidhen me aksionet e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Alta Bankën në Beograd dhe ofertën për blerjen e aksioneve të institucioneve publike, sipas jush, cila qeverisje mban përgjegjësinë politike për ardhjen dhe avancimin e Alta Bankës në tregun e Maqedonisë së Veriut?

Voto dhe shpreh qëndrimin tënd!

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Nëntor, 2026 01:04
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
407

Alta Banka në Maqedoninë e Veriut: Kush mban përgjegjësi për lejimin dhe avancimin e aktivitetit të saj?

Duke pasur parasysh dokumentet e viteve 2023 dhe 2025 që lidhen me aksionet e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Alta Bankën në Beograd dhe ofertën për blerjen e aksioneve të institucioneve publike, sipas jush, cila qeverisje mban përgjegjësinë politike për ardhjen dhe avancimin e Alta Bankës në tregun e Maqedonisë së Veriut?

Voto dhe shpreh qëndrimin tënd!

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë