Hetimet për vrasjen e 38-vjeçarit pranë Smilkovcit janë përqendruar edhe te incizimet e kamerave të sistemit “Safe City”, të vendosura në disa kryqëzime përgjatë unazës së Shkupit. Policia po verifikon nëse në pamjet filmike mund të identifikohen automjete të dyshimta që mund të lidhen me vrasjen.
Sipas informacioneve fillestare, automjeti “Mercedes” i viktimës ishte drejtuar drejt kryqëzimit ku ndodhi vrasja pak para orës 05:00 të mëngjesit.
Trupin e pajetë e ka vërejtur një kalimtar i rastit, i cili rreth orës 06:15 e ka denoncuar ngjarjen në policinë e Shkupit.
Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes është konstatuar se telefoni i viktimës ndodhej brenda automjetit, por ai nuk kishte arritur të shkonte deri te telefoni për të kërkuar ndihmë.
38-vjeçari ishte qëlluar me një plumb në këmbë. Sipas rezultateve të autopsisë, predha kishte dëmtuar një arterie të madhe, duke shkaktuar gjakderdhje të rëndë, e cila rezultoi fatale.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
23 Nëntor, 2026 10:15
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes
Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali.
Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht.
Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve.
Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media.
Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media.
Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.