Mucunski në Athinë takohet me shefen e diplomacisë hungareze, Anita Orban
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, sot në Athinë zhvilloi takim me ministren e Punëve të Jashtme të Hungarisë, Anita Orban, në margjinat e takimit ministror të grupit „Miqtë e Ballkanit Perëndimor“.
Ky ishte takimi i tyre i parë pas emërimit të Orbanit në detyrën e shefes së diplomacisë hungareze.
Siç informoi Mucunski, gjatë takimit u shpreh kënaqësi për zhvillimin e deritanishëm të marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, si dhe gatishmëri për avancimin e mëtejshëm të tyre në fusha me interes të përbashkët.
Në fokus të bisedimeve ishte edhe perspektiva evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor, me ç’rast u theksua rëndësia e vazhdimësisë dhe besueshmërisë së procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian.
Mucunski përshëndeti mbështetjen e Hungarisë për integrimin evropian të rajonit, duke vlerësuar se zgjerimi është një nxitje e rëndësishme për reformat, zhvillimin dhe stabilitetin.
Dy bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime edhe për sfidat aktuale rajonale dhe të sigurisë, duke riafirmuar përkushtimin për paqe, stabilitet dhe bashkëpunim më të fuqishëm rajonal.
Flaka















