Paris Saint-Germaini po shqyrton mundësinë e transferimit të sulmuesit argjentinas Julián Álvarez nga Atlético Madridi gjatë afatit kalimtar të janarit.
Sipas raportimit të “The Touchline”, klubi francez fillimisht kishte përjashtuar mundësinë e transferimit të tij pas dëmtimit të Khvicha Kvaratskhelias, por lëndimi i rëndë i Désiré Doué ka bërë që kjo mundësi të rikthehet në diskutim.
Sipas të njëjtit raportim, kushtet personale me futbollistin nuk pritet të jenë pengesë, ndërsa vështirësia kryesore do të ishte arritja e një marrëveshjeje me Atlético Madridin.
Megjithatë, deri tani nuk ka konfirmim për një ofertë zyrtare apo negociata mes dy klubeve. Interesi i PSG-së për argjentinasin mbetet në kuadër të raportimeve mediatike.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
23 Nëntor, 2026 13:45
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes
Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali.
Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht.
Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve.
Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media.
Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media.
Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.