Mbahu babë Xhabir, sot mbete edhe pa një krah!
Ditë e rëndë për familjen e artistëve të mëdhenj, familjen Ahmeti. Mëngjesin e hershëm të së martës u nda nga jeta poete Lindita Ahmeti, motra e aktorit të ndjerë Luran Ahmeti dhe e bija e poetit Xhabit Ahmeti, shkruan Flaka
Është kjo humbja e dytë e madhe për familjen Ahmeti në këto tre vite. Me 25 mars të vitit 2021 ndërroi jetë aktori Luan Ahmeti, djali i vetëm i familjes Ahmeti. Sa u mbushën tre vite, sot me 9 Prill – 2024 familja Ahmeti humbi edhe të bijën, poeten e madhe Lindia Ahmeti.
Familja Ahmeti, Lindita dhe Lurani të vegjël…
Humbje të mëdhaja, kreneri të mëdha për familjen Ahmeti
Dy goditjet e njëpasnjëshme në familjen Ahmeti, pos që paraqesin dhimbje e humbje të pariparueshme, paraqesin edhe krenari të madhe. Lindita e Lurani lanë pas vetës krijimtarinë e tyre të çmuar artistike, njëri në letërsi e tjetri në skenën e teatrit.
Lindidta, thesari artistik që la pas vetës!
Poezia e Lindës është përfshirë në shumë antologji dhe panorama në gjuhë të ndryshme. Botime:
- Mjedra dhe bluz, Flaka e vëllazërimit, Shkup (1993), përmbledhje poezish;
- Ishulli Adular, Shkupi, Shkup (1996) përmbledhje poezish;
- Brezi i Zonjës Arbëria Design, Tetovë (2000), Përmbledhje poezish;
- Vetë përballë Erosit, Brezi 9, Tetovë (2004), përmbledhje poezish;
- Nga mështeknaja e babait, me mallëngjim, Portalb, Shkup (2015), përmbledhje poezish;
- Dhoma pa derën dalëse, Logos A, Shkup (2015), përmbledhje poezish;
- Lulja Alba TOENA, Tiranë(2015), zgjedhje poezish
- Mbrojtja e Hekubës, Bard Books, Prishtinël (2020), zgjedhje poezish).
Libra poetikë (përmbledhje) të përkthyer nga botuesit në gjuhën maqedonase:
- Камена месечина, Менора, Скопје (1998),
- Син сон, Макавеј, Скопје (2002),
- Призивање во април, Макавеј, Скопје (2007),
- Утрешните монети, Макавеј, Скопје (2011) и
- Акцентот паѓа врз Хермес, Макавеј, Скопје (2020),
Ndërsa në gjuhën bullgare, libri me zgjedhje poezish
- Пролетен копнеж, Макавеј, Скопје, Софија (2008).
Përkthime nga maqedonishtja në gjuhën shqipe:
- Katica Qulavkova – Prush nën këmbë (përmbledhje),Albas, Tiranë (2016)
- Pesës vjet me radhë përkthimet e poezive të pjesëmarrësve të Mbrëmjeve Strugane të Poezisë nga gjuha maqedonase dhe angleze në gjuhën shqipe dhe poezitë e pjesëmarrësve shqiptarë në gjuhën maqedonase (2019, 2020, 2021, 2022, 2023);
- Shumë botime të poezive nëpër revista në Maqedoni, Kosovë, Shqipëri dhe në viset e ish Jugosllavisë
Përkthime të përmbledhjeve poetike nga gjuha shqipe në maqedonisht:
- Лулзим Хазири – Љубовта се троши како креда,Готен, Скопје (2017)
- Лулјета Лешанаку – Речиси утре, Артконект, Скопје (2019)
- Шпетим Селмани – Книшка на љубовта, Перун Артис, Битола, (2023)
PUNIME SHKENCORE, RECENSIONE ESE DHE PUNIME LETRARE
- „Сензуалниот Амор и вулгарната лексика на Катул како револт и како хедонизам“, зборник на трудови ЗА ЉУБОВТА, Здружение за компаративна книжевност на Македонија ЗККМ АНТИКА, Скопје, 2016
- “Miti i Atenës dhe gjurmët e saj në hapësirat tona”, Studime albanologjike 20, ITKSH, Shkup, 2020
- „Некои акценти на обидите за демитологизација на старогрчкиот мит, Systasis (2021) 1-23, E-списание на Здружението на класични филолози, „Антика“, Скопје
- “Oneiri dhe Erosi në poezinë Lulzim Hazirit”, e përditshmja shqipe KOHA, Shkup, 20 janar 2020, pjesa e parë
- “Oneiri dhe Erosi në poezinë Lulzim Hazirit”, e përditshmja shqipe KOHA, Shkup, 21 janar 2020, pjesa e dytë;
- Amori sensual dhe leksiku vulgar i Katulit si revoltë dhe si hedonizëm, Studime albanologjike 22, ITKSH, Shkup, 2022;
- Disa thekse të përpjekjeve për demitologjizim të mitit antik grek – Studime albanologjike 2023 (e dorëzuar për botim);
- “Erosi në Mitologjinë greke”, Juvenilja, Shkup, nr. 5-6, nëntor/dhjetor 2022;
- “Tri poliset”, tregim lirik; nr.1-2, 2022;
AKTIVITETE SHKENCORE
- Pjesëmarrje në konferencë shkencore në ITSHKSH me temë: PSE E ENJTJA E JO E DIELA (E EJTJA, E DIELLA)? Aspekte mitologjike të dasmës te shqiptarët: dita e dasmës, qërimi i drithit, qetë, therja e kaut, kulaçi,
- Pjesëmarrje në konferencë shkencore në ITSHKSH me temë: MIKU YNË NË FRONIN E ZEUSIT, Disa veçori të mikpritjes shqiptare.
- Pjesëmarrje në konferencë shkencore në ITSHKSH me temë: EROTIKA SI HARMONI E BOTËS NJERËZORE, (Rreth zgjedhjes “Lirika erotike shqipe I”, Sh. B. “Vatra”, 1995, Shkup, të Prof. Dr. Xhevat Gegës).
AKTIVITETE TË TJERA
- Përgatitja dhe skenari i Takimeve letrare Shkupi lexon, Qendra Informative Kulturore, Shkup. 2015 – 2021.
- Anëtare e Këshillit artistik të Mbrëmjeve strugane të poezisë, 2020.
ÇMIME
- Çmimi për librin më të mirë në gjuhën shqipe për përmbledhjen Mjedra dhe bluz (1993)
- Çmimi për poetin më të mirë të vitit që e ndan PEN- shqiptar – Tiranë (2013)
- Çmimi për librin e vitit për përmbledhjen Nga mështeknaja e babait, me mallëngjim (2015)
- Çmimi i madh shtetëror për vepër jetësore “11 Tetori” për vitin 2023
Luran Ahemti, ky gjigand i skenës
Luran Ahmeti, poashtu, ishte një aktor me karierë të bujshme artistike me dhjetëra role në film e teatër.
Film
- Puppet Show (1998)
- Stories about Love (2001)
- Bal – Can – Can (2004)
- 10 (2007)
- Izstop (2007)
- Hayde Bre (2010)
- Güzel Günler Göreceğiz (2011)
- Limonata (2015)
- Kanun (2018)
- Acı Kiraz (2020)
- Lena i Vladimir (2021)
Seriale
- Lugina e Ujqërve Kurthi (2015-2016)
- Büyük Sürgün Kafkasya (2015-2016)
- Mutlu Ol Yeter (2015)
- Muhteşem Yüzyıl (2013)
- Son Yaz-Balkanlar 1912 (2012)
- Tek Başımıza (2011)
- Reis (2011)
- Karakol – Herkes Adalet İster (2011)
- Elveda Rumeli (2007-2009)
- Balkan Düğünü (2009-2010)
- Bahar Dalları (2009)
Teatër:
- Dy pistoletat
- Eshtrat që vijnë vonë
- Oleoria
- Edipi Mbret
- Repriza e lirisë
- Nënkresbami
- Akuariumi
- Kafeneja në udhëkryq
- Alegreto Albania
- Paraja
- Gjymtimi
- Darka e Thërrimeve
- Vdekja e Dantonit (2018)
- Metoda
- Bregu i pikëllimit
Redaksia Flaka shpreh ngushëllimet me të sinqerta për familjen Ahmeti dhe kryefamiljarin, poeti Xhabir Ahmeti. Flaka Media
Lexo edhe:
Shuhet poetesha Lindita Ahemti, humbje e madhe për letërsinë Shqipe!