Barça ëndërron dyshen Nico-Lamine, “ylli” i Bilbaos kushton plot 60 milionë euro

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 23 Korrik, 2024 18:48

Barça ëndërron dyshen Nico-Lamine, “ylli” i Bilbaos kushton plot 60 milionë euro

U dukën si binjakë.

Dyshja Nico Williams-Lamine Yamal ishte padyshim “simboli” i Spanjës që u shpall kampione e Evropës në Gjermani, me futbollistët e rinj, që pasi morën për dore “Furitë e Kuqe” duke “pushtuar” gjithë kontinentin, mund të jenë sërish me të njëjtën fanellë, edhe kur vjen puna te klubi.

Yamal është pjesë e “Katalanasve” të Barcelona, pasi është formuar në Akademinë e famshme “La Masia”, por “Blaugrana” mund të bëhet edhe Nico, i cili për aktualisht luan për “Baskët” e Athletic Bilbao.

Në moshën 22-vjeçare ai vlerësohet si një talent i madh, i niveleve botërore dhe klubi “Katalanas” duket i vendosur që ta bëjë të vetin, mirëpo ende nuk ka asnjë marrëveshje mes palëve.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave spanjolle klauzola e transferimit e lojtarit ofensiv të krahut të djathtë është 58 milionë euro, jo shumë për standardet e Spanjës, ndonëse Barça prej vitesh ka probleme të mëdha financiare.

Megjithatë, tekniku Hansi Flick kërkon të paktën një “yll” që bën diferencën për sezonin e ri dhe Ëilliams është pikërisht ai lojtar që nevojitet.

Në krahun tjetër, Yamal ndërkaq ka rinovuar në “Camp Nou” dhe klubi i ka vendosur klauzolën tipike spanjolle prej 1 miliardë eurosh dhe tashmë nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim e të shohim nëse dyshja e talentuar do të jetë e veshur me fanellën “Blaugrana”, dhe nëse do ta ndihmojë skuadrën të gjitet sërish në majën e futbollit evropian. /i.m /abcnews.al

60
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 23 Korrik, 2024 18:48
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
60
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?