“Sirena” angleze për Vlahovic, në Premier League e kërkojnë për 90 milionë euro

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 24 Korrik, 2024 18:38

“Sirena” angleze për Vlahovic, në Premier League e kërkojnë për 90 milionë euro

Është kthyer në një protagonsit me “Bardhezinjtë” e Juventus, por së shpejt, mund të kthehet në një protagonist, me tjetër fanelë “bardhezi”. “Bomberi” serb, Dusan Vlahovic u transferua me shumë bujë në Torino, teksa në janarin e vitit 2022, “Zonja e Vjetër” derdhi plot 83.5 milionë euro, në arkat e ‘Violëve” të Fiorentina, mirëpo duket se “aventurës” së tij, në veriun e Italisë po i vjen fundi.

Për “yllin” 23-vjeçar të sulmit interesohen, një sërë “gjigantësh” të Premier League dhe jo vetëm, teksa pas Arsenal, Chelsea e Manchester United, tashmë “Bardhezinjtë” e Newcastle po mendojnë seriozisht transferimin e Vlahovic, në “St. James Park”, në merkaton e verës me paratë që nuk mungojnë në bordin e “Laraskave” të Premier League.

“Numri 1” i klubit anglez, Princi i Arabisë Saudite, nuk “trembet” aspak nga kërkesa e Juventus në merkaton së verës, që sapo lamë pas, për shifrën e 80 milionë eurove, teksa sipas raportimeve të tabeloideve angleze ka dërguar një ofertë për “bomberin” serb, e cila ka shifrën e 90 milionëshit, duke vënë vërtetë në “mëdyshje”, rekordmenët e Italisë, të cilët do të mendohen jo pak, përpara se t’i japin një përgjigje klubit anglez. /i.m /abcnews.al

16
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 24 Korrik, 2024 18:38
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
16
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?