E keni menduar ndonjëherë?! Ja sa kalori digjni duke ecur për një orë

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 24 Korrik, 2024 19:06

E keni menduar ndonjëherë?! Ja sa kalori digjni duke ecur për një orë

Ecja ka përfitime të shumta për shëndetin dhe mirëqenien tuaj.

Por kur bëhet fjalë për humbjen e peshës, mund të jeni kurioz të dini se sa kalori digjni duke ecur gjatë një ore, AgroWeb.org ju njeh me këtë më poshtë.

Sa është numri i kalorive të djegura gjatë një orë ecje?
Ecja me një ritëm të shpejtë dhe të moderuar është një mënyrë e shkëlqyer për të pompuar zemrën dhe për të djegur kalori.

Pas një orë ecje, ju mund të digjni diku midis 240 dhe 723 kalori.

Djegia e sa më shumë kalorive është në varësi të peshës së trupit dhe ritmit ose intensitetit të ecjes.

Prandaj është e rëndësishme të shtoni më tepër shpejtësi gjatë ecjeve tuaja.

Si të digjni më shumë kalori duke ecur?
Siç mund t’a shihni, rritja e intensitetit të ecjes tuaj rrit edhe numrin e kalorive që digjni.

AgroWeb.org ju njeh me disa mënyra për ta bërë këtë:

Ecni në vende me pjerrësi
Dilni për ecje në një kodër pranë lagjes tuaj ose në një vend ku shihni që ka një farë pjerrësie.

Bëni intervale me shpejtësi të shtuar
Stërvitja me intervaleve të alternuara mes ecjeve të shpejta dhe ecjeve më të ngadalta, mund t’ju ndihmojë të digjni më shumë kalori dhe të humbisni peshë.

Ata që janë fillestarë duhet të fillojnë me 30 sekonda ecje të shpejtë të ndjekur nga 2 minuta me një ritëm të ndërmjetëm.

Mundohuni të bëni 5 intervale të tilla sa herë që dilni për të ecur.

Shto pesha
Vishni një jelek me peshë ose mbani pesha të lehta për të rritur më shumë rezistencën e trupit tuaj.

Ju gjithashtu mund të shtoni disa ushtrime për forcën në rutinën tuaj të ecjes.

Provoni squats për të rritur djegien e kalorive dhe për të ndërtuar muskuj.

Për çdo 5 minuta ecje, përpiquni të ndaloni dhe të bëni për 1 minutë ushtrime të tilla.

Si të llogarisni kaloritë e djegura gjatë 1 orë ecje?
Një mënyrë tjetër për të gjurmuar kaloritë e djegura kur ecni është duke përdorur një aplikacion që bën këtë llogaritje.

Kjo është një mënyrë e thjeshtë e cila kërkon të vendosni moshën, gjininë, peshën dhe nivelin e aktivitetit.

Zakonisht, gjurmuesit që mbahen në trup si për shembull një orë ose celulari juaj, llogarisin rrahjet e zemrës, kohën dhe distancën e përshkruar për të gjetur sa kalori digjni.

16
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 24 Korrik, 2024 19:06
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
16
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?