Arrestimi në Vjenë, Beran Aliji ka qenë djalë i mirë thanë fqinjët e tij

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 9 Gusht, 2024 20:59

Arrestimi në Vjenë, Beran Aliji ka qenë djalë i mirë thanë fqinjët e tij

MPB po vepron në bazë të kërkesës së parashtruar nga autoritetet Austriake

“Nuk do ta kisha menduar kurrë këtë për të, ai gjithmonë më priste mirë ”, tha një fqinj i tronditur nga bastisja e policisë në shtëpinë e të dyshuarit kryesor për përgatitjen e një sulmi terrorist në Vjenë, Beran Aliji. Ajo shtoi se natyra dhe pamja e djaloshit të bukur kishte ndryshuar kohët e fundit: “Ai rriti mjekrën, la punën dhe udhëtonte shpesh në Vjenë”.
Por mediat austriake po publikojnë detaje të frikshme për planifikimin e sulmit terrorist. Beran Aliji kishtë bërë një bombë në shtëpinë e tij në Ternitz të Austrisë Jugore dhe sipas policisë, si pjesë e përgatitjeve, ai ka pajisur makinën e tij me drita blu të policisë për ta bërë më të lehtë hyrjen në zonën e stadiumit.

Portali “Heute” shkruan se në planet terroriste është përfshirë edhe një djalë 17-vjeçar, dyshohet se nga Bosnja dhe Hercegovina. Gjatë arrestimit të tij u gjetën materiale të ISIS dhe Al-Kaedës, por ai i mohon akuzat.

Paraditen e së mërkurës, njësia speciale “Cobra” ka hyrë në shtëpinë e Beran Alijit, ku ai jetonte me prindërit e tij, të cilët në atë moment ndodheshin me pushime.

Rezultatet e para të hetimit të policies austriake tregojnë se Aliji planifikoi të ngiste makinën e tij Volkswagen të zi në turmën e mijëra tifozëve të Taylor Swift, pastaj t’i sulmonte ata me hanxhar dhe në fund të shpërthente bombën.

Në shtëpinë e prindërve të të dyshuarit, përveç legjitimacionit të rremë të policisë dhe 21 mijë euro para të falsifikuara, në shtëpinë e prindërve të të dyshuarit janë gjetur hanxhar, thika dhe eksplozivë funksionalë, përfshirë edhe detonatorë.

Ndryshe nha MPB e Maqedonisë së Veriut sot kanë deklaruar se janë duke punuar dhe vepruar në bazë të kërkesë së autoriteteve austrika mbi rastin konkret dhe të dyshuarin kryesor Beran Aliji familja e të cilit është me prearjdhe nga Gostivari I Maqedonisë së veriut.

Përveç 19-vjeçarit Aliji , autoritetet austriake, kanë deklaruar se për të njëjtin rast janë arrestuar edhe 3 persona të tjerë. I arrestuari I fundit është një I mitur me prejardhje nga Iraku. (Klan.mk)

8
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 9 Gusht, 2024 20:59
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
8
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?