Hulumtimi i Gallup: Maqedonasit janë populli i dytë më i zemëruar në Evropë

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 9 Gusht, 2024 21:02

Hulumtimi i Gallup: Maqedonasit janë populli i dytë më i zemëruar në Evropë

Qytetarët maqedonas janë në vendin e dytë në listën e njerëzve më të zemëruar në Evropë, sipas Global Emotion Report të Gallup, një kompani amerikane shumëkombëshe analitike dhe konsulente e njohur për sondazhet e opinionit publik në mbarë botën, transmeton Portalb.mk.

Kur bëhet fjalë për zemërimin, Turqia renditet e para në Evropë, ku 34 përqind e banorëve shprehin njëfarë zemërimi çdo ditë, ndërsa maqedonasit janë të dytët, me 26 përqind të të anketuarve që thonë se ndihen të zemëruar gjatë ditës.

Pas turqve dhe maqedonasve, pasojnë shqiptarët dhe malazezët me 24 përqind dhe spanjollët me 23 përqind.

Nga mjedisi ynë, Bullgaria, Serbia dhe Kosova janë diku në fund të listës, pra nga 11 deri në 13 përqind e qytetarëve të këtyre tre vendeve janë shprehur se ndjejnë zemërim gjatë ditës. Tek grekët kjo shifër është 21 përqind.

Vendet me përqindjen më të ulët të zemërimit në baza ditore në Evropë janë Finlanda dhe Estonia me 7 përqind, Portugalia me 8 përqind dhe Holanda dhe Kroacia me nga 9 përqind.

Indeksi i përvojës pozitive dhe indeksi i përvojës negative janë llogaritur nga sondazhet në 142 vende dhe zona në vitin 2023.

Rezultatet e vitit 2023 bazohen në intervista telefonike dhe ballë për ballë, si dhe anketa në internet me mbi 1000 të anketuar për çdo vend ose zonë.

Përveç ndjenjës së zemërimit, të anketuarit janë pyetur edhe nëse ndjejnë trishtim, stres, shqetësim, dhimbje fizike, kënaqësi, nëse pushojnë mirë, nëse kanë mësuar diçka gjatë ditës dhe nëse janë trajtuar me respekt.

8
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 9 Gusht, 2024 21:02
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
8
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?