Toshkovski dhe Angellov paralajmëruan reforma në sistemin për përballje me kriza

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 9 Gusht, 2024 21:11

Toshkovski dhe Angellov paralajmëruan reforma në sistemin për përballje me kriza

Drejtori i Qendrën për menaxhim me kriza (QMK) Stojançe Angellov dhe ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski spt e vizituan pjesën e Aeroportit të Shkupit ku janë të lokalizuar aeroplanët zjarrfikës “er traktor” të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shtpëtim (DMSH).

Toshkovski dhe Angellov, siç infromoi QMK, janë takuar me personelin, ndërsa pilotëve të DMSH u kanë dhënë mirënjohje për inkurajim dhe saktifikim për aktivitetin e tyre të përhershëm për përballje me zjarret që realizohet në koordinim me QMK.

Sipas QMK-së, Toshkovski pasi që është njoftuar me kushtet në të cilat punojnë ka shprehur që janë të tillë, si dhe për mungesën e kuadrit në këtë repart dhe për pagat e ulëta.

Toshkovski theksoi se pati mundësinë të shikonte er-trkorët, të bisedonte me pilotët dhe të takohej me ekipet nga Qiproja dhe Gjermania, të cilët marrin pjesë në shuarjen e zjarreve përmes mekanizmit të mbrojtjes civile të BE-së.

Këta persona, disa prej të cilëve janë rikthyer nga pensioni, së bashku me ekipet e Departamentit të Njësive të Aviacionit të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të Krahut Ajror të Ushtrisë, janë heronjtë që janë në betejë me zjarret me të cilat përballet atdheu ynë çdo ditë.

“Shpreha mirënjohjen time të pamasë për gjithçka që po bëjnë dhe shkëmbyem mendime për reformat e planifikuara të sistemit të menaxhimit të krizave, si ato operacionale poashtu edhe ato materiale-teknike. Ne ramë dakord që nevoja për të reformuar sistemin është e madhe dhe ata mbeten këtu për aq kohë sa duhet, së bashku për të shpëtuar pyjet dhe burimet tona natyrore. Ministria e Punëve të Brendshme mbetet këtu me të gjitha kapacitetet e saja për të marrë pjesë në shuarjen e zjarreve dhe në gjetjen e personave që marrin pjesë në nxitjen dhe përhapjen e tyre”, theksoi ndër të tjerave ministri Toshkovski gjatë vizitës në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim, në kuadër të së cilës janë avionët për shuarjen e zjarreve.

8
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 9 Gusht, 2024 21:11
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
8
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?