Tentativat për akte terroriste, Pajaziti: Keqinformimi i të rinjëve nga rrjetet sociale 

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 9 Gusht, 2024 22:07

Tentativat për akte terroriste, Pajaziti: Keqinformimi i të rinjëve nga rrjetet sociale 

Indoktrinimi i të rinjëve për të kryer akte terroriste, vijnë si rezultat i keqinformimit nga burime të pakontrolluara në rrjetet sociale. Pre e këtyre ideologjive ekstremiste zakonisht biejnë të rinjët, që nuk e kanë formuar konceptin e tyre të jetesës, thotë sociologu Ali Pajaziti.

“Fenomeni ose dukuria e të rinjëve, gjegjësisht popullatës juvenilje, e cila është e prirur për tu bërë pjesë e rrjeteve ose netëorkingeve të ndryshme, të cilat tentojnë ose kanë agjendën e tyre për veprime të kategorisë “terorizëm” ose terorizëm në tendencë, janë si pasojë e një fetarizimi, gjegjësisht e një religjioziteti jo të shëndoshë, e nje besimi jo të ngulitur nga mjedisi familjarë dhe një religjiozitet jashtë vijës së mesit, që është një fetarizëm konvencional dhe sot në epokën digjitale, të rinjët kanë akces shumë më të lehtë deri te organizime të ndryshme alternative, që ofrojnë një formë më radikale të fesë dhe fetarisë. Këta njërëz të cilët janë në moshë të njomë kur ende nuk kanë të formuar konceptin e tyre të jetesës dhe psikologjikisht janë shumë labil, kapen të grrepin e quajtur ‘feja e Vërtetë’.” – tha sociologu, Ali Pajaziti.

Pajaziti apelon të rinjët që mësim besimin ta marrin nga prijësit fetar vendor që janë edukuar në frymën e traditave shqiptare.

“Kështu që YOUTUBE fetaria, fetaria e cila nuk merret nga hoxha i mjedisit ku jeton, por merret nga objekte alternative, apo merret nga mësimet apo leksionet në distancë, janë goxha të rrezikshme, sepse janë të pakontrolluara dhe janë fryma të ndryshme që vinë nga skaje të botës Islame, që nuk kanë të bëjnë me nocionin tonë të fetarisë e cila ka ato nuancat apo mëlmesat shqiptare, tonat ballkanike.” – deklaroi Pajaziti.

Ai gjithashtu apelon prindërit për kujdes të shtuar ndaj fëmijëve të tyre, pasi aktet terroriste janë shtuar. Një ditë më parë autoritetet austriake parandaluan planet për kryerjen e një sulmi terrorist në një nga tre koncertetet e këngëtares Taylor Sëift në Vjenë. I dyshuari kryesor është një ri me origjinë nga Maqedonia e Veriut.

8
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 9 Gusht, 2024 22:07
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
8
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?