Zv.ministri i Kulturës, Sedat Sulejmani paralajmëron zgjidhjen e statusit të 33 artistëve të Ansamblit

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 12 Gusht, 2024 19:17

Zv.ministri i Kulturës, Sedat Sulejmani paralajmëron zgjidhjen e statusit të 33 artistëve të Ansamblit

Do të zgjidhet statusi i artistëve të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Shqiptare, të cilët mbetën pa punë pasi që paraprakisht u skadoi kontrata. Këtë e thekson zëvendësministri i Kulturës, Sedat Sulejmani në një deklaratë për Alsat, pas seancës së sotme kuvendore ku në rend dite ishte ndryshimi i Ligjit për Kulturë, i cili parasheh që punëtorëve kulturorë të punësuar me kontrata t’u jepen vendime pune.

“Sot e dhamë propozim-ligjin dhe isha para deputetëve, e arsyetova pse duhet të ky ligj të ndërrohet. Ligji ka të bëjë me transferimin e kontratave të cilat janë me kohë të pacaktuar në kontrata me afat të papërcaktuar, gjegjësisht me vendim pune. Kjo ishte që sot e dhamë propozimin dhe besoj që për kohë të shkurtër këtë çështje do ta zgjidhim”, tha Sedat Sulejmani, zëvendësministër i Kulturës.

Në lidhje me akuzat për keqpërdorime nga drejtori i Ansamblit Shkodran Tolaj, zëvendësministri tha se prej sot ministria ka dërguar ekip inspektues, i cili duhet të hartojë raport për gjendjen në Ansambël.

“Sa i përket keqpërdorimeve, të cilat i ka bërë drejtori në fjalë, ne prej sot kemi dërguar inspektim te drejtoria apo tek Ansambli i Këngëve dhe Valleve Shqiptare dhe do të presim raporti si do të vijë. Sa i përket asaj se ka pasur mobing. I udhëzoj të gjithë ata që kanë pasur probleme me drejtorin, të drejtohen në Prokurori, pasi nuk është punë e ministrisë”, theksoi Sedat Sulejmani, zëvendësministër i Kulturës.

Zëvendësministri, thekson se pret që deri në fund të javës, Ministria e Financave t’u japë përgjigje pozitive për kërkesën për punësime në Ansambël, ndërkaq konkursi do të hapet pas përfundimit të raportit nga ana e Inspektoratit.Gjatë ditëve të kaluara ka pasur reagime të ashpra për shkak të situatës së krijuar ku 33 të punësuar në këtë institucion kulturor kanë mbetur pa punë. Artistët, nëpërmjet një konference për shtyp akuzuan drejtorin për mobing dhe keqtrajtim në punë, të cilat Tolaj i hodhi poshtë. Reagime pati edhe nga punëtorë tjerë kulture, të cilat kanë akuzuar drejtorin se po e trajton institucionin si pronë private./Alsat.mk

9
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 12 Gusht, 2024 19:17
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
9
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?