Aktakuzë ndaj Lupço Palevskit për rrëmbim dhe vrasje të dyfishtë

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 12 Gusht, 2024 19:18

Aktakuzë ndaj Lupço Palevskit për rrëmbim dhe vrasje të dyfishtë

Prokuroria ka dorëzuar aktakuzë në Gjykatën Penale në Shkup kundër Lupço Palevski Pallços për rrëmbimin dhe vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska nga Shkupi si dhe për rrëmbimin dhe vrasjen e 74-vjeçarit Pançe Zhezhovski nga Velesi. Palevski mund të dënohet nga 10 vjet deri në burgim të përjetshëm. Prokuroria Publike njoftoi se është dorëzuar propozim për zbatimin e procedurës së vetme ndaj Pallços dhe katër personave të tjerë të akuzuar më parë për rrëmbimin dhe vrasjen e Gjorçevskës, për shkak se është konstatuar se ka lidhje ndërmjet veprimeve të tyre në aspektin kohor, vendit dhe mënyrës së kryerjes së veprës.

“Së bashku kanë planifikuar rrëmbimin e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska për të detyruar një anëtar të familjes së saj të ngushtë të jepte para si kompensim. Më datë 27.11.2023, i akuzuari, i ndihmuar nga prindi i akuzuar, e ka rrëmbyer vajzën në hyrje të objektit në rrugën “Naum Naumovski Borçe” në Shkup. E kanë lidhur dhe e kanë çuar në afërsi të vendit të quajtur “Dupki”, në zonën e fshatit Brazdë dhe aty në mënyrë mizore e kanë privuar nga jeta me paramendim”, thonë nga Prokuroria Themelore Publike.

Sipas Prokurorisë, Pallço dhe bashkëpunëtorët e tij pesë ditë më herët e kanë rrëmbyer 74-vjeçarin Zhezhovski nga Velesi, për ta detyruar që t’ua jepte automjetin e tij, të cilin më pas do ta përdornin për të rrëmbyer Gjorçevskën.

“Më datë 22.11.2023, i akuzuari së bashku me tre të akuzuar të tjerë paraprakisht, së bashku kanë kryer rrëmbimin e të dëmtuarit Pançe Zhezhovski në Veles, me qëllim që ta detyrojnë që t’ua japë automjetin e tij “Citroen” për ta përdorur për rrëmbimin e fëmijës në Shkup. Të akuzuarit kanë shkuar në shtëpinë e viktimës, e kanë dhunuar fizikisht dhe e kanë lidhur, më pas e kanë futur në bagazh dhe janë drejtuar në vendin e quajtur “Rudnik” në afërsi të Velesit, ku për përftim dhe në mënyrë mizore, e kanë privuar nga jeta me paramendim me armë zjarri – pistoletë e kalibrit 9 milimetra”, theksuan nga Prokuroria Themelore Publike.

Aktakuza kundër Palevskit përmban edhe propozim për vazhdimin e masës së paraburgimit. Pas dy vrasjeve, Palevski për një kohë të shkurtër u arratis në Turqi, ku më 15 maj u arrestua dhe u ekstradua në vend dhe që nga ajo kohë qëndron në burgun e Shutkës./Alsat.mk

9
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 12 Gusht, 2024 19:18
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
9
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?