Shqipëri/ Uji transportohet me mushka, rrezikohet Parku Natyror nga zjarri në Prespë

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 12 Gusht, 2024 19:44

Shqipëri/ Uji transportohet me mushka, rrezikohet Parku Natyror nga zjarri në Prespë

Flakët e shfaqura prej gati një jave në Malin e Thatë, tashmë po rrezikojnë seriozisht zonën me bimësi të lartë në Parkun Natyror të Prespës në bashkinë e Pustecit. Forcat lokale zjarrfikëse të ndihmuara nga punonjësit e zonave të mbrojtura, forcat e armatosura dhe vullnetarë janë të pafuqishëm përballë terrenit dhe shtrirjes së vatrave të zjarrit. Ata po përdorin mushkat për të afruar ujin tek vatrat e zjarrit.

Parku Natyror i Prespës rrezikohet nga çasti në çasti të përfshihet nga zjarret që kanë pushtuar një pjesë të malit të thatë prej 6 ditësh. Flakët që fillimisht u shfaqen në territorin e Maqedonisë së veriut kanë përparuar në territorin tonë duke ardhur shumë pranë pjesës së pyllëzuar në dru ahu dhe duke rrezikuar përfshirjen e parkut natyror që do të ishte një katastrofë.

Drejtuesit lokalë tregojnë për vështirësitë që po hasin për shkak të terrenit dhe pamundësisë për të përballuar situatën me mjete dhe forcat njerëzore që kanë.

Madje në zonë, uji për personat që ngjiten pranë vatrave të zjarrit po transportohet me mushka, në pamundësi për t’u transportuar me mjete të tjera. Nëse nuk ndërhyhet nga ajri, atëherë përfshirja nga flakët e Parkut Natyror të Prespës do të jetë thjesht çështje kohe./a2news/

112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 12 Gusht, 2024 19:44
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?