Kuota gjinore e ka mbaruar misionin e saj!

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 12 Gusht, 2024 20:32

Kuota gjinore e ka mbaruar misionin e saj!

Nga Lajla Përnaska

Rritja e përfaqësimit të grave në parlament, është rezultat i një beteje të vështirë e të gjatë, që me vendosjen e kuadrit ligjor dhe kuotës 30%( 1999-2008) e në vazhdim.

Numri i tyre sot është mjaft më i lartë ( 35%), por koha provoi se rritja e sasisë nuk solli në tërësi dhe njëkohësisht rritje të cilësisë dhe rolit të grave parlamentare me impakte konkrete në fusha të ndryshme, e për më tepër për problematikat së pari të vetë komunitetin e tyre, apo për çështje të mprehta social/ekonomike/kulturore.

Përkundrazi, emërimi i deputetëve me listë të mbyllur, ka rritur ndjeshëm “ushtarllëkun” dhe servilizmin ndaj Kryetarit të Partisë, duke i shkëputur ndjeshëm nga problemet e qytetarëve dhe duke tjetërsuar rolin e tyre si përfaqësuese të popullit ( sigurisht këtu nuk ka dallim gjinor, por është njësoj si për gratë dhe burrat).

Paradoksi është se nga disa përfituese të ketij investimi dhe beteje afatgjatë, tashmë parlamentare të emëruara me listë nga orekset , apo interesat e Kryetarit, jo vetëm që nuk i përgjigjen dot detyrës, por arrijnë në papërgjegjshmëri , se nuk ju “del as koha” të marrin pjesë në jetën parlamentare. Duket që janë dhe parellesha , se nuk e kanë problem gjobitjen për mungesa?!!!!!!!!

Qartazi Kuota Gjinore e ka mbaruar misionin e saj! Ka gra që kanë përfituar “qyl” deri më sot nga 3 – 4 mandate me kuotën e listës së mbyllur, pa asnjë lloj gare, pa kontribute politike dhe impakte konkrete, por vetëm duke i shërbyer interesave të Kryetarit , lidhur ngushtë dhe me interesat e tyre personale.

Madje tashmë po “rropaten” e “sfiliten” pas Kryetarëve dhe për një mandat të 5-të, apo mandatin e rradhës.

Përfaqësuesi i popullit duhet të zgjidhet direkt nga vota e lirë e qytetarit, jo nga pazaret e Kryetarit!!

Hapja e garës si për burrat dhe për gratë, është e vetmja rrugë të çlirojë këtë institucion të rëndësishëm nga fenomene të tilla si klientelizmi, parazitizmi, pazarllëqet dhe papërgjeshmëria.

Gara duhet të fillojë që brenda partive politike, duke forcuar forumet e grave . Prej kohësh këto institucione janë atrofizuar, me emërime fiktive e arbitrare, pa asnjë lloj gare dhe në interes të një personi “ të komanduar” .

Është koha për konkurencë me aftësi e merita edhe për gratë që aspirojnë të jenë përfaqësuese të popullit dhe komunitetit të tyre!

Kudo në vende të zhvilluara demokratike, gratë po konkurojnë me dinjitet, në çdo nivel, si atë lokal, parlamentar, apo Presidencial!

90
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 12 Gusht, 2024 20:32
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
90
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?