Go Green: Ligji i ri për Urbanizëm në RMV do të shkatërrojë hapësirat publike

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 12 Gusht, 2024 21:32

Go Green: Ligji i ri për Urbanizëm në RMV do të shkatërrojë hapësirat publike

Organizata joqeveritare “Go Green” shpreh shqetësimin për propozim-amendamentin e fundit të Ligjit për Urbanizëm, i cili bëhet sipas procedurës së shpejtë, pa debat të duhur publik dhe pjesëmarrje të qytetarëve të interesuar dhe sektorit civil. Ky ndryshim, sipas Go Green, jo vetëm që mbyt zërin publik, por gjithashtu përbën një kërcënim për të mirën tonë publike, transmeton Portalb.mk.

“Me këtë amendament do të bëhet i mundur shkatërrimi i hapësirave publike dhe shpërfillja e zgjidhjeve ligjore ekzistuese cilësore. Gjithashtu, ndërtimi i garazheve të makinave do të rrisë numrin e automjeteve në rrugë, në vend që të inkurajojë përdorimin e mjeteve alternative dhe miqësore me mjedisin. Besojmë se kjo qasje nuk është në interes të qytetarëve dhe mjedisit dhe shpresojmë që ky ndryshim i ligjit të mos votohet”, tha Go Green.

Nga atje shtojnë se nëse ministri i Transportit Aleksandar Nikolloski dëshiron realisht të bëjë ndryshime në ligj, duhet të fokusohet në përmirësimin e infrastrukturës së biçikletave dhe këmbësorëve.

“Këto ndryshime duhet të zbatohen me një dizajn të unifikuar dhe universal, i cili do të lehtësojë përdorimin e mjeteve alternative të transportit dhe do të kontribuojë në një qytet më të pastër dhe më të këndshëm për të gjithë ne”, thuhet në deklaratën e Go Green.

Ministria e Transportit, e udhëhequr nga Aleksandar Nikolloski, tashmë është shprehur se qëllimi kryesor i ligjit është thjeshtësimi i procedurave për miratimin e planeve urbanistike për ndërtimin e objekteve me interes publik si çerdhe, shkolla, spitale, objekte të tjera sociale dhe kujdesi shëndetësor, por dhe garazhe shumëkatëshe.

“Ne besojmë se kjo është e papranueshme për shkak të mungesës së kornizës ligjore, komunat dhe shteti nuk do të mund të realizojnë programet zhvillimore dhe realizimi i projekteve kapitale do të zgjasë me vite, madje edhe dekada. Në këtë kuadër, theksojmë se rreth 600 plane urbanistike janë të bllokuara në procedurë, gjë që ka vënë në pikëpyetje miratimin e tyre dhe realizimin e investimeve kapitale”, ka thënë Ministria e Transportit.

Kësaj tashmë i është përgjigjur nisma O2. Sipas tyre, ndryshimi i ligjit hap derën e kaosit urban.

“Ajo që dëshirohet është të ndërtohet pa plan, vetëm me projekt, pa pyetur qytetarët që jetojnë atje nëse janë dakord me vendndodhjen, lartësinë e objektit apo jo, pa anketë publike dhe pa të drejtën e Këshillit të vendos me votim. Kjo është një derë e hapur për anarki dhe kaos, nuk duhet lejuar. Le të thjeshtojmë gjithçka, të heqim urbanistikën dhe secili të ndërtojë ku të dojë, si të dojë, sa të dojë. Nuk mund të krijohet kaos ndërtimi urban me pretekstin e “interesit publik”, thonë nga nisma O2.

Reagimet janë gjithashtu se një ligj i tillë nuk duhet të miratohet me procedurë të shkurtuar, pa konsultim me ekspertë dhe gjatë pushimeve verore.

10
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 12 Gusht, 2024 21:32
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
10
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?