Dimitrieska Koçoska: Paga minimale të përcaktohet në bazë reale, rritja lineare e pensioneve është modeli më i mirë

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 12 Gusht, 2024 21:54

Dimitrieska Koçoska: Paga minimale të përcaktohet në bazë reale, rritja lineare e pensioneve është modeli më i mirë

Arnim të vrimave, kështu sonte ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska Koçoska e quajti ribalancin e Buxhetit për vitin 2024 i cili sot, me propozim të Qeverisë, ishte miratuar nga Kuvendi.

Siç vlerësoi Dimitrieska Koçoska në Ditarin e TV Sitel, me Buxhetin fillestar nuk ishte planifikuar ajo që ishte ligjore, ndërsa me ribalancin, është paraparë jo vetëm kjo, por edhe servisim i shumë detyrimeve të duhura. Ka para, tha, për paga, pensione, si dhe mjete për komunat.

Ministrja vlerëson se rritja lineare e pensioneve është modeli më i mirë, ndërsa paga minimale dhe rritja e saj, duhet të përcaktohet, siç tha, në mënyrë të duhur, në bazë reale.

Për korridoret 8 dhe 10, përsëriti se dy projektet nuk mund të bëhen paralelisht. Ndoshta për dy-tre vjet, sqaroi, do të mund të përfshihet Korridori 8 i cili për momentin për ne nuk ka vlerë të shtuar, ndërsa Korridori 10, theksoi, për sektorin e biznesit është shumë i rëndësishëm dhe gjatë kësaj, detyrim dhe prioritet i pushtetit është që tu ndihmohet kompanive.

Në pyetjen për “Behtel dhe Enka”, Dimitrieska Koçoska u përgjigj se për vitin e ardhshëm janë paraparë 250 milionë euro.

“Sa i përket pagës minimale dhe rritjes së saj, duhet ta shikojmë punën realisht. Personalisht, unë do të doja që të gjithë të kishin rritje të pagave. Por, kur i vendosni gjërat, ato duhet të jenë në bazë reale. Duhet të punohet në përcaktimin e saktë të pagës minimale, që do të thotë produktivitet më i lartë. Ne duhet t’i shikojmë gjërat në afat të gjatë. Sa i përket pensioneve, tani më së shumti do të marrin ata me pensione më të ulëta prej 13.000 – 13.500 denarë. Do të shkojmë me rritje lineare në shtator dhe mars dhe më pas do t’i rikthehemi metodologjisë së vjetër. Nëse më pyesni mua personalisht, jam për rritje lineare të pensioneve”, nënvizoi Dimitrieska Koçoska.

Duke folur për borxhin, theksoi se tashmë nuk ekziston rrezik për imazhin kreditues të shtetit.

“Gjithsej 181 milionë euro është borxhi të cilin e bëjmë ne për shkak të një mori detyrimesh të papërfunduara të cilat as nuk ishin denoncuar”, theksoi ministrja. 

Ajo foli edhe për Ligjin për rritjen e pagave të funksionarëve të cilin, përkujtoi, e miratoi pushteti i kaluar. Propozoi të miratohet ligj për uljen e pagave të funksionarëve, të gjithë t’i kthejnë paratë të cilat deri më tani i merrin në bazë të pagave të rritura të funksionarëve dhe ata që marrin, të ndërpresin apanazhin.

10
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 12 Gusht, 2024 21:54
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
10
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?