Edhe një person arrestohet për shkaktim të zjarrit

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 13 Gusht, 2024 19:25

Edhe një person arrestohet për shkaktim të zjarrit

Policia ka ndaluar edhe një person që dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme në pyll, shkruan Alsat.

Bëhet fjalë për 29-vjeçar nga fshati Kanatllarc i Prilepit, ndaj të cilit do të dorëzohet edhe kallëzim penal.

“Ai dyshohet se rreth orës 19:00 në vendin e quajtur “Koria” në zonën e fshatit Kanatllarc ka shkaktuar zjarr në të cilin digjej hamull. Zjarri është shuar nga ekuipazhi i njësitit territorial të zjarrfikësve Prilep dhe nuk ka persona të lënduar”, thonë nga MPB.

29-vjeçari dyshohet për “shkaktim të zjarrit në pyll”, i cili, sipas nenit 227 të Kodit Penal, parashikon dënim me burg prej të paktën tetë vjetësh në rast se zjarri merr përmasa të mëdha. Ndërkaq, situata me vatrat e zjarrit në vend mbetet e rëndë dhe sipas njoftimit të Qendrës për Menaxhim me Krizat, sot janë aktive 10 zjarre. Një pyll ende digjet në fshatin Negrovë të Pehçevës, ndërsa zjarret në afërsi të Makedonski Brodit dhe Galiçicës janë gjithashtu aktive prej  ditësh tashmë. Në 24 orët e fundit janë regjistruar gjithsej 37 zjarre në ambiente të jashtme, gjashtë janë vënë nën kontroll kurse 21 janë shuar plotësisht.

“Zjarret janë aktive në komunën e Makedonski Brodit, Pehçevës, Novacit, Resnjës, katër zjarre në territorin e komunës së Kërçovës, në komunën e Pllasnicës dhe komunën e Koçanit. Në zjarret që janë aktive digjen pyje pishe, dushku, ahu dhe të përzier, si dhe hamull. Gjashtë zjarre janë nën kontroll – në komunën e Negotinës, Demir Hisar dhe Ohër, Çashkë, Dellçevë, Lipkovë dhe Koçan”, thonë nga Qendra e Menaxhimit të Krizave.

Në kuadër të aksionit “Zjarret 2024”, nga data 17 korrik e këtej, autoritetet policore kanë reaguar në tetë raste në lidhje me zjarrvënësit në vende të hapura.

Ndaj shumicës prej tyre janë ngritur kallëzime penale, ndërsa dy ditë më parë prokuroria ka caktuar masën e paraburgimit prej tetë ditëve për tre personat që shkaktuan zjarrin më 9 gusht në fshatin Patishka Reka të Shkupit./ Alsat.mk

10
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 13 Gusht, 2024 19:25
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
10
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?