Tetovë/ Dështon rajonalizimin nëpër shkollat fillore – Prindërit këmbëngulin për t’i regjistruar fëmijët vetëm në disa prej tyre

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 13 Gusht, 2024 19:26

Tetovë/ Dështon rajonalizimin nëpër shkollat fillore – Prindërit këmbëngulin për t’i regjistruar fëmijët vetëm në disa prej tyre

Disa shkolla në Tetovë janë të mbipopulluara ndërsa disa me numër shumë të vogël nxënësish, shkruan Alsat.

Edhe pse Komuna e Tetovës, vitin e kaluar ndërmori një aksion për rajonalizimin nëpër shkollat fillore, nisma nuk pati sukses.

Sipas shefit të Sektorit për Veprimtari Publike, Nazmi Dauti thotë se shkak për këtë dështim është këmbëngulja e prindërve për t’i çuar nxënësit në vetëm dy apo tre shkolla.

“Sa i përket respektimit të rajonizimit, këtë e ndjek Inspektorati komunal e shtetëror i arsimit, mirëpo për fat të keq, prindërit gjejnë moduse që fëmijët e tyre ti dërgojnë në ato shkolla ku duan duke bërë një kontratë në noter, apo duke nënshkruar një deklaratë “kinse” jetojnë me qira në atë lagje ku është shkolla. Dhe kështu, juridikisht ata dalin të mbrojtur dhe ne si institucion nuk kemi mundësi ta parandalojmë të njëjtën”, tha Nazmi Dauti, Shef i Sektorit për Veprimtari Publike.

Në Tetovë, shkolla fillore “Kirili e Metodij”, është një ndër shkollat më të mbipopulluara. Sipas drejtoreshës së kësaj shkolle, ka klasa që kanë edhe nga më shumë se dyzet nxënës, gjë kjo që ndikon në mungesë suksesi dhe produktiviteti të nxënësve. Kërkesë thotë drejtoresha kemi bë disa herë në Ministri për shtimin e paraleleve, por përgjigjet gjithnjë kanë qenë negative.

“Llogariteni po ta marrish klasën e parë që ka dyzet nxënës për minutat e orës i bie që mësuesja me një nxënës të punojë një minutë, që brenda katër pesë orëve punon katër apo pesë minuta. Nuk ka shanse teorike apo praktike të kemi sukses, kur e dimë se klasa maksimalisht duhet të ketë 24 nxënës, sepse me kaq nxënës kemi punuar dhe kemi pasur efekte shumë të mira. Është për të ardhur keq se 10 vitet e fundit i kemi pasur ministrat e arsimit shqiptar por fare pak kanë bë për fëmijët shqiptarë, vetëm tek popullata shqiptare paraqitet ky fenomen ku humb interesi, kemi klasa të mbingarkuara, e unë nuk e di çfarë politike bëhet në këtë shtet kur e dimë se shteti bazën e ka në arsimin fillor”, u shpreh Sihana Kaba Kasami, drejtoreshë e Sh F “Kirili e Metodij”.

Disa shkolla, edhe këtë vit i janë drejtuar Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për shtimin e numrit të paraleleve, por sipas drejtorëve të shkollave nuk kanë marrë përgjigje pozitive.

Shkak për këtë, mbetet Ministria e Financave, e cila refuzon me vite të tëra të japë pëlqim për hapjen e disa vendeve të reja të punës, që kërkohen me shtimin e paraleleve./ Alsat.mk

10
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 13 Gusht, 2024 19:26
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
10
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?