Konfiskohen 192 kilogramë steroide me vlerë 5.5 milionë denarë

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 13 Gusht, 2024 19:27

Konfiskohen 192 kilogramë steroide me vlerë 5.5 milionë denarë

Drejtoria doganore parandaloi një kanal ndërkombëtar të tregtisë së paligjshme të steroideve anabolike, prodhimi, shitja dhe përdorimi i të cilave është rreptësisht i ndaluar me ligj.

Siç informoi sot drejtori i Doganave, Boban Nikolovski, janë konfiskuar 32 kuti me 192 kilogramë anabolik steroide në vlerë prej 5,5 milionë denarë, të dëmshme për shëndetin e qytetarëve, ndërsa kundër autorëve është dorëzuar kallëzim penal.

“Bëhet fjalë për Oxanaboilic dhe Metanabol për përdorim oral, si dhe Testec, Testen dhe Sustamix për injeksion”, tha Nikollovski në konferencë për media në Aeroportin e Shkupit.

Lidhur me rastin, ai theksoi se nga Agjencia Botërore kundër Dopingut kanë konstatuar se Dogana e Maqedonisë ka gjurmuar një zinxhir të tregtisë ilegale me substanca të tilla, që paraqet trend modern të substancave të ndaluara stimuluese që shkaktojnë varësi.

“Me këtë konfiskim, Maqedonia aktualisht është në tre vendet e para në nivel botëror në listën e Agjencisë Botërore Antidoping për konfiskimet e substancave të ndaluara”, theksoi drejtori.

Sipas ministrit të sportit Borko Ristovski, shteti do të qëndrojë fuqishëm kundër përdorimit të substancave të ndaluara për të arritur rezultate të mira.

10
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 13 Gusht, 2024 19:27
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
10
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?