Arrestohen dy shpërndarës droge në Veles, konfiskohen 31 pako me lëndë narkotike

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 13 Gusht, 2024 19:33

Arrestohen dy shpërndarës droge në Veles, konfiskohen 31 pako me lëndë narkotike

MPB informon se dje në ora 14:00 në Veles, zyrtarë policorë nga Sektori për trafikim të paligjshëm me drogë dhe armë pranë SPB Veles, kanë arrestuar H.M (47) dhe Z.B (43).

“Gjatë kontrollit të kryer me urdhër të gjykatës në banesën ku banonte H.M, në të cilën ishte i pranishëm edhe Z.B, u gjetën dhe u konfiskuan 31 pako me lëndë pluhuri kafe”.

“Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të ngrihet padi përkatëse”, thonë nga MPB Maqedoni.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 13 Gusht, 2024 19:33