Dhjetëfishohen rastet e të prekurve me Kovid

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 13 Gusht, 2024 19:44

Dhjetëfishohen rastet e të prekurve me Kovid

Sipas ISHP rastet më të shumta me Kovid kanë qenë tek grupmoshat mbi 60 vjeç dhe tek fëmijët deri në 9 vjeç. Nga  Komisioni për Sëmundjet Infektive pohojnë se tani për tani nuk ka nevojë për shqetësim apo panik

 Rastet e pacientëve të prekur me Kovid -19 po shtohen. Vetëm gjatë muajit të kaluar numri i të prekurve ka arritur 250 persona. Ndërsa gjatë muajve në vijim pritet që shifrat të rriten, me kthimin nga pushimet dhe fillimin e mëismit në shtator. Sipas buletinit të Institutit të Shëndetit Publik, shifrat e regjistruara në muajin korrik shënojnë një rritje të numrit me dhjetëfish, në raport me korrikun 2023. Numri më i madh i të prekurve raportohet nga Shkupi, ndërsa incidenca më e madhe është regjistruar në Kavadar. Është regjistruar po ashtu një person i vdekur i lidhur me COVID-19. Në laboratorë janë testuar gjithsej 906 materiale, duke e dyfishuar numrin e të testuarve në krahasim me muajin e kaluar. Sipas ISHP rastet më të shumta me Kovid kanë qenë tek grupmoshat mbi 60 vjeç dhe tek fëmijët deri në 9 vjeç. Nga  Komisioni për sëmundjet infektive pohojnë se tani për tani nuk ka nevojë për shqetësim apo panik.

“Ka një rritje graduale të shifrave, por është inkurajuese që numri i shtrimeve në spital ende nuk po rritet. Shumica e pacientëve, do të thoja 95%, trajtohen në kushte ambulatore. Nuk kemi pacientë me mbështetje oksigjeni dhe me ventilatorë, pra me respiratorë”, thotë  Zllate Mehmedoviq,  zëdhënës i Komisionit për Sëmundje Infektive.

Që nga fillimi i pandemisë, deri në fund të korrikut të këtij viti, janë raportuar gjithsej 350.875 raste të konfirmuara me COVID-19 dhe 9.992 vdekje, raporton ISHP. Në total gjatë muajit korrik ka pasur rritje të numrit të përgjithshëm të të sëmurëve me sëmundje infektive – 30.1 për qind krahasuar me muajin paraardhës qershor 2024, si dhe në raport me mesataren aritmetike për periudhën 2014-2023, me 12.3 për qind, ndërsa në raport me korrikun 2023 është shënuar një rritje prej 57.6 për qind. (koha.mk)

10
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 13 Gusht, 2024 19:44
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
10
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?