Peshku robotik Eva që lundron në liqenin zviceran

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 13 Gusht, 2024 20:05

Peshku robotik Eva që lundron në liqenin zviceran

Edhe pse janë rreth 400 kilometra larg detit, studentët e inxhinierisë mekanike në universitetin zviceran ETH Cyrih, janë duke punuar shumë për të krijuar robotë të avancuar që mund të ndryshojnë mënyrën se si studiohen oqeanet e botës.

Peshku robotik Eva lëkundet bishtin e tij prej silikoni nga njëra anë në tjetrën rrëshqet pa asnjë problem nëpër ujin e ftohtë të liqenit të Cyrihut, ku shkencëtarët po testojnë projektin Surf-eDNA.

Përkatësisht, studentët e universitetit kanë bërë dhe testojnë një tufë peshqish robotikë për dy vjet – nga të cilët Eva është e fundit.

“Eva duket si një peshk në mënyrë që të jetë sa më minimalisht invazive brenda ekosistemit që po hulumtojmë. Dizajni i saj nuk duhet të trembë peshqit e tjerë”, tha Denis Bauman nga ETH Zurich për CNN.

Droni ujor Eva ka një kamerë për regjistrim nën ujë, një hidrolokator për të shmangur pengesat dhe një filtër për të mbledhur ADN-në. Shkencëtarët më pas mund të nxjerrin ADN-në për të parë se cilat specie jetojnë në atë ekosistem.

Ekspertët po përdorin gjithnjë e më shumë pajisje të tilla për kërkimin e oqeanit. Për shembull, kompania fillestare me seli në Kaliforni, Aquaai, ka ndërtuar dron të ngjashëm me peshkun që mund të mbledhin informacione të tilla si nivelet e oksigjenit, kripësia dhe pH.

“Ne duam të krijojmë një mjet të besueshëm për biologët. Ndoshta në këtë mënyrë më pak specie do të zhduken ose rrezikohen”, tha Bauman.

5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 13 Gusht, 2024 20:05
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?