OKB: Evakuimet në Gaza “nuk përfundojnë kurrë” për shkak të praktikave për migrim të detyruar të Izraelit

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 13 Gusht, 2024 21:42

OKB: Evakuimet në Gaza “nuk përfundojnë kurrë” për shkak të praktikave për migrim të detyruar të Izraelit

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihmë dhe Punë për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRWA) deklaroi se zhvendosjet në Gaza “nuk përfundojnë kurrë” për shkak të praktikave për migrim të detyruar të ushtrisë izraelite ndaj popullsisë që jeton në rajon, raporton Anadolu.

“Zhvendosja në Gaza nuk përfundon kurrë. Përafërsisht 84 për qind e Rripit të Gazës, afërsisht 305 kilometra katrorë, është nën urdhrat e evakuimit të ushtrisë izraelite”, thuhet në postimin e UNRWA-së në X.

Për shkak të migrimit të detyruar të imponuar nga Izraeli, njerëzit në Gaza detyrohen të lënë shtëpitë e tyre, duke lënë gjithçka pas për të shpëtuar jetën e tyre, njoftohet në postimin ku bëhet e ditur se “ata janë të rraskapitur dhe nuk kanë vend të sigurt për të shkuar”.

Komisionari i Përgjithshëm i UNRWA-së, Philippe Lazzarini, në një deklaratë të bërë të dielën theksoi se më shumë se 75 mijë palestinezë emigruan në jug të Gazës vetëm gjatë vendimit të fundit të Izraelit për evakuim.

Një tjetër valë migrimi të detyruar në Khan Younis

Në lindje të qytetit Khan Younis po përjetohet sërish një valë e madhe migrimi të detyruar për shkak të sulmit tokësor që sërish po ndodh nga ushtria izraelite dhe thirrjeve për “evakuim” për disa rajone.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Avichay Adraee, i cili kishte kërkuar më parë evakuimin e gati 10 lagjeve në Khan Younis, në një deklaratë që bëri më 8 gusht, bëri thirrje për evakuimin e një zone të madhe që mbulon shumë qytete.

105
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 13 Gusht, 2024 21:42
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
105
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?