E pranon fajin për ryshfetin prej 10 mijë eurosh/ Prokuroria e Islam Abazit arrinë marrëveshje me Ixhet Mehmeti për dënim me kusht

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 14 Gusht, 2024 18:58

E pranon fajin për ryshfetin prej 10 mijë eurosh/ Prokuroria e Islam Abazit arrinë marrëveshje me Ixhet Mehmeti për dënim me kusht

Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit arriti marrëveshje me Ixhet Mehmetin, anëtar i Këshillit të Prokurorëve, i cili dyshohej për ndikime në kundërshtim me ligjin duke e shfrytëzuar funksionin e tij. Për këtë vepër parashihej dënim nga 1 deri në 5 vjet burg.

Sipas njoftimit të Prokurorisë së Islam Abazit, palët janë pajtuar, që për të dyshuarin Mehmeti të ketë dënim alternativ, përkatësisht dënim me kusht në afat prej 1 viti. Paraprakisht Mehmeti dha dorëheqje të parevokueshme nga Këshilli i Prokurorëve. Gjithashtu, Gjykata i shqiptoi ndalesë për kryerjen e detyrës zyrtare, pra nuk mund të zgjidhet ose emërohet në afat prej tre vitesh, sepse e ka keqpërdorur funksionin.

Mehmeti ishte i dyshuar në rastin me gjykatësit suprem Naqe Georgiev, i cili u kap duke marrë ryshfet me qëllim të uljes së dënimit për ish kryetarin e komunës së Novo Sellës.

“I dyshuari me firmosjen e propozim marrëveshjes pranoi fajin dhe pranoi veprën penale. Ai me marrëveshje paraprake me të dyshuarin e parë e ka shfrytëzuar ndikimin e tij si zëvendëskryetar dhe anëtar i Këshillit të Prokurorëve dhe gjatë muajit prill dhe maj të vitit 2024, përmes gjykatësit N.G i ka treguar dëshmitarit se gjoja ka ndërhyrë të mos ngritët propozim akuzë kundër babait të dëshmitarit, i dyshuar për lëshimin e paautorizuar në përdorim të lëndëve narkotike”, thonë nga Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Komunikimi me dëshmitarin është bërë përmes uatsapit, ndërsa Mehmeti nuk ka qenë në dijeni se bisedat e tij me gjykatësit i dëgjon edhe djali i të dyshuarit. Sipas Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Ixhet Mehmeti vullnetarisht e ka pranuar marrëveshjen dhe ka paralajmëruar se nuk do të ankohet. Marrëveshja do të dorëzohet në Gjykatë, e cila duhet të deklarohet nëse e pranon ose jo.

Rasti me ryshfetin prej 10 mijë eurosh u zbulua në maj të këtij viti, ndërsa Mehmeti këmbëngulte se nuk është fajtor dhe do ta dëshmojnë pafajësinë e tij, ndërsa vetëm pas pak muajsh firmosi marrëveshje me të cilën e pranoi veprën. Memeti ka qenë Ministër i Drejtësisë, Gjykatës Kushtetues, Avokat i Popullit dhe së fundi anëtar i Këshillit të Prokurorëve Publik./ Alsat.mk

10
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 14 Gusht, 2024 18:58
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
10
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?