Sulejmani: Jo më kontrata, por vendime pune për punonjësit e kulturës

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 14 Gusht, 2024 19:08

Sulejmani: Jo më kontrata, por vendime pune për punonjësit e kulturës

Ligji i ri për kulturë i cili është më procedurë kuvendore, parasheh që punonjësit e kulturës, sidomos ata me kontratë të përkohshme të punës të marrin vendime pune, shkruan Alsat.

Sipas zv.ministri të Kulturës Sedat Sulejmani gatishmëri për dhënien e pëlqimit për punësimin e një numri të madh të artistëve ka shfaqur edhe  Ministria e Financave.

“Ne veçmë procedurën e kemi filluar në Parlament ku edhe e mbrojta propozim Ligjin që e dha edhe ministria e Kulturës, dhe tashmë ka nisur procedura shpresojmë për një afat të shkurtër në zgjidhjen e këtij problemi, me çka edhe artistët që janë me këtë status, një herë e për gjithnjë do e kenë problemin e zgjidhur dhe do kenë kontratat e ardhshme me vendime të përhershme. Ministri i kulturës ka realizuar edhe takim me ministren e Financave dhe ka treguar gatishmëri edhe ajo që të ndihmoj në këtë drejtim. Ne dërguam kërkesë për financim të ri dhe besoj që deri në fund të kësaj jave do kemi përgjigje edhe nga Ministria e Financave”, tha Sedat Sulejmani. Zv ministër për kulturë.

Sulejmani theksoi se ndryshimet ligjore zgjidhin njëherë e përgjithmonë e problemin e artistëve të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Shqiptare, të cilët priten të marrin statusin e të punësuarit me vendim pune. Sulejmani thotë se është në pritje të raportit pas inspektimit të Ansambël për shkak të dyshimeve për keqpërdorime nga drejtori Shkodran Tolaj.

“Fillimisht do shohim si do ec puna e inspektoratit që bën inspektim dhe nëse do has në ndonjë shkelje në ndonjë segment pas çka do duhet të marrim masa për drejtorin. Pas kësaj do duhet të hapet audicioni i ri ku duhet të konkurrojnë artistët e ku do marrin pjesë artistët e Ansamblit të cilët për pesë vite kanë kontribuuar për Ansamblin  dhe pas audicionit do kenë edhe vendime me Ligjin e ri”, u shpreh Sedat Sulejmani. Zv ministër për kulturë.

Skadimi i kontratave të 33 artistëve të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Shqiptare nxiti reagime të shumta. Artistët ditë më parë akuzuan drejtorin. Reagime pati edhe nga punonjës të tjerë të kulturës./ Alsat.mk

10
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 14 Gusht, 2024 19:08
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
10
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?