Putin e merr me të mirë Kim Jong-un, Moska ia dërgon Koresë së Veriut 447 dhi

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 14 Gusht, 2024 19:37

Putin e merr me të mirë Kim Jong-un, Moska ia dërgon Koresë së Veriut 447 dhi

Edhe pse lideri i Koresë së Veriut Kim Jong-un dhe presidenti rus Vladimir Putin ranë dakord për bashkëpunimin kryesisht në fushën ushtarake në një takim të mbajtur së fundmi në Phenian, një nga format e bashkëpunimit do të reflektohet edhe në shpërndarjen e dhive.

Gjegjësisht, në deklaratën e agjencisë ruse për mbrojtjen e bujqësisë, thuhet se Rusia ka dërguar 447 dhi në qytetin Rason, i cili ndodhet në Korenë e Veriut.

Dhitë, të cilat u eksportuan nga rajoni i Leningradit të Rusisë, përfaqësojnë grupin e parë të kafshëve shtëpiake që Rusia synon t’i dorëzojë Koresë së Veriut.

Dhitë do të mundësojnë prodhimet e qumështit dhe do të zbusin mungesën e ushqimit në Korenë e Veriut, të shkaktuar kryesisht nga politikat e qeverisë, shkruan Politico.

Sipas Human Rights Watch, 10.7 milionë njerëz në Korenë e Veriut janë të kequshqyer dhe 18 për qind e fëmijëve kanë ngecje në rritje dhe zhvillim për shkak të kequshqyerjes kronike.

Gjatë udhëtimit të fundit të Putinit në Korenë e Veriut, të dy udhëheqësit nënshkruan një marrëveshje që i detyronte ata për ndihmë të ndërsjellë në rast agresioni kundër një prej nënshkruesve të marrëveshjes.

Përveç kësaj, marrëveshja vlen edhe për segmentin e turizmit, si dhe për bujqësinë.

105
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 14 Gusht, 2024 19:37
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
105
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?