DAP i kapi gjashtë shitës që nuk jepnin letra fiskale, kërkoi nga qytetarët të paraqesin rastet e tilla

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 14 Gusht, 2024 21:16

DAP i kapi gjashtë shitës që nuk jepnin letra fiskale, kërkoi nga qytetarët të paraqesin rastet e tilla

Në një kontroll të kryer te 80 tregtarë, Drejtoria për të Ardhura Publike ka regjistruar parregullsi në gjashtë vende, për shkak problemeve me dhënien e letrave fiskale, transmeton Portalb.mk.

“Kontrollorët dhe inspektorët tatimor, në fundjavë kanë kryer kontrolle në 80 objekte në Prilep në kuadër të manifestimit “Festa e Birrës”, gjegjësisht në vazhdimisht kanë qenë të pranishëm në terren në mesin e tatimpaguesve dhe direkt kanë ndjekur nëse regjistrohet shitja”, njoftoi DAP.

Drejtoria sqaroi që qëllimi kryesor i këtij aksioni është ndërprerja e fenomenit për mosdhënien e letrave fiskale. Ata kërkojnë nga tatimpaguesit të regjistrojnë në mënyrë të rregullt dhe të plotë shitjen e realizuar.

Ata kërkojnë nga qytetarët që në numrin pa pagesë 198 dhe adresën elektronike info@ujp.gov.mk të raportojnë nëse ndonjë ndërmarrje nuk jep letra fiskale në mënyrë të rregullt.

Ndryshe, në muajin korrik, Drejtoria për të Ardhura Publike kërkoi nga qytetarët e Maqedonisë së Veriut që japin objekte me qira, duke përfshirë edhe përmes platformave onlajn , të paraqesin të ardhurat në Drejtorinë për të Ardhura Publike.

Qytetarët përmes aplikacionit “TVSH-ja Ime“, mund të skanojnë letrat fiskale që i marrin nga tatimpaguesit dhe brenda tre muajve do të mund të kthejnë deri 2100 denarë.

10
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 14 Gusht, 2024 21:16
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
10
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?