“Superkupa e Evropës”, Atalanta i reziston Real Madridit në pjesën e parë
Është mbyllur pa gola pjesa e parë e Superkupës e Evropës në futboll, ndërmjet Real Madridit dhe Atalantas.
Të dyja skuadrat u munduan të krijojnë rastet e tyre, por që deri në minutën e __ nuk kishte ndonjë mundësi serioze për gol, raporton Klankosova.tv.
Madrilenët startuan me këtë 11-she: Courtois; Mendy, Rudiger, Militao, Carvajal, Tchouameni, Valverde, Vinicius, Bellingham, Rodrygo, Mbappe.
Ndërkaq skuadra nga Bergomo, zbriti në Varshavë me këtë formacion: Musso, Gjimshiti, Hien, Kolasinac, Zappacosta, De Roon, Ederson, Ruggeri, Pasalic, De Ketelaere, Lookman.
Te tabori italian mungojnë disa lojtarë, por tre prej tyre janë ndër më të mirët që ka Atalanta, pasi Scamacca, Zaniolo dhe Toloi janë të lënduar, njofton Klankosova.tv.
Nga ana tjetër te madrilenët vazhdon të mungojë Alaba, kurse së fundmi iu bashkangjit edhe Camavinga.
















