Ndarja e madhe e mbretërorëve

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 14 Gusht, 2024 22:57

Ndarja e madhe e mbretërorëve

Diplomacia nuk është pjesë e karakterit të tij, por kur bëhet fjalë për kokëfortësinë, Princi Harry është i pakalueshëm.

Duka i Sussex është i bindur se është e drejta e tij, e gruas së tij Meghan dhe fëmijëve të tyre Archie, 5 vjeç dhe Lilibet Diana, 3 vjeç, që të kenë shoqërim të garantuar, të paguar me para publike kur kthehen në shtëpi. Edhe pse ai nuk ka qenë më mbretëror i lartë që nga viti 2020, në të cilin mbaronin afatet për privilegjet e tij mbretërore, përfshirë atë për sigurinë. Frika e tij është se pa mbrojtje të duhur dhe me urrejtjen sociale që shtohet në mënyrë të pakontrolluar, gruaja e tij rrezikon jetën: për këtë arsye Meghan nuk është kthyer në Mbretërinë e Bashkuar që nga viti 2022.

Ajo e tha këtë më 25 korrik në dokumentarin Tabloid on Trial, duke akuzuar tabloidet britanike se kanë nxitur urrejtjen racore, e shtyrë edhe prej qarqeve ekstremiste (Meghan, nëna e së cilës është afrikano-amerikane, ka thënë vazhdimisht se është e bindur që antipatia e anglezëve ndaj saj është për shkak të ngjyrës së lëkurës). Dhe këtë e përsëriti më 4 gusht në rrjetin amerikan CBS, në intervistën e parë të çiftit pas asaj me Oprah Winfrey në vitin 2021, duke folur për anën e errët të mediave sociale dhe duke paralajmëruar nisjen e një projekti kundër bullizmit në internet.

Zemërimi i Dukës së Sussex-it, megjithatë, ka në objektiv kryesisht qeverinë britanike dhe Ravec, Komitetin Ekzekutiv për Mbrojtjen e Mbretërve dhe VIP-ave, të cilët kanë ngecur që nga viti 2020 në vendimin për të ulur pragun e nivelit të mbrojtjes së garantuar për Dukën e Sussex-it përmes fondeve publike. Një prag i cili, për Harry-n, është i papranueshëm. Beteja ligjore, e nisur nga djali i dytë i Charles III në vitin 2022 për të marrë eskortën e paguar nga taksapaguesit kur ai ndodhet në Mbretërinë e Bashkuar me familjen e tij, përfundoi me vendimin përfundimtar të Gjykatës së Lartë Britanike i shpallur në shkurt, në të cilin u përsërit se ai nuk ka të drejtë dhe se “nuk ka asnjë mungesë legjitimiteti apo irracionalitet në vendimin e marrë”. Kërkesa e avokatëve të princit u refuzua në prill. Pikë.

Fruka nga të çekuilibruarit
Por Harry nuk dorëzohet. Nga njëra anë, e pushton malli për shtëpinë; dhe pastaj është babai Charles, i cili është i sëmurë me kancer: a nuk do të ishte mirë që fëmijët e tij ta shihnin përsëri gjyshin, para se të ishte tepër vonë? Nga ana tjetër, është i tmerruar, nga frika mos sheh gruan e tij të goditet me thikë ose acid nga ndonjë i çmendur.

Shpresa e vetme është që mbreti, një ndërhyrës i njohur kur bëhet fjalë për çështjet politike, të flasë në favor të djalit të tij me ministrat e qeverisë së re laburiste të Keir Starmerit. Problemi është se Harry nuk mund ta kontaktojë as në telefon. Sovrani, në fakt, nuk i është përgjigjur telefonatave të të birit që nga shkurti. Sipas thashethemeve të publikuara nga People, në muajin maj, gjatë udhëtimit në Londër për të festuar përvjetorin e Lojërave Invictus, Harry donte të fliste me babanë, për betejën e tij ligjore për të patur shoqërim. Por takimi u anulua për shkak të “agjendës së ngjeshur të mbretit”. Kështu që, të dy nuk kanë folur që nga takimi i tyre i fundit kokë më kokë. “Telefonatat e Harryt mbeten pa përgjigje, përfshirë ato në lidhje me shëndetin e sovranit”. Princi është i bindur se «i vetmi person që mund ta ndihmojë është babai i tij. Ai dëshiron të mbrojë familjen me çdo kusht”. Pallati Buckingham ka bërë të ditur se ideja që mbreti mund të bëjë diçka për Harry-n është “e pamundur”, sepse fjala e fundit i përket Ravec. Dhe telefoni i princit ndërkohë vazhdon të bjerë.

Kujtimi i Dianës përndjek Charles-in

Sovrani, nga ana e tij, “ka frikë se historia e Dianës do të përsëritet: ai nuk dëshiron që betejat e Harryt të rrëmbejnë faqet e para duke errësuar punën e tij siç ndodhi në kohën e divorcit me Diana Spencer”. Po William? Imagjinoni, ai nuk u përgjigjet telefonatave të vëllait prej vitesh. Edhe pse, sërish sipas People, situata mes tyre “është e keqe por jo e pariparueshme”.

Çelësi për të ndrequr marrëdhënien e tyre duket se është, edhe një herë, fiksimi i Harrit për sigurinë.

107
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 14 Gusht, 2024 22:57
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
107
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?